
Gjithmone shembullore!
”Si nxenese shembullore qe kam qene, me kane terhequr shume shkencat natyrore, kam qene gjithmone e shkelqyeshme ne matematike. Prandaj shpesh kam menduar qe kur te “rritem” do te merrem me ndonje profesion tjeter,” ka thene Yllka
Yllka Gashi, tani aktore ne serine “Familja moderne”, kur ishte vajze e re ishte e dhene pas mesimit. Ka qene nje nxenese e shkelqyeshme, e interesuar per te mesuar cdo gje. Si adoleshente nuk ka menduar ne profesionin qe e zoteron sot, ndonese ka pasur prirje per shkenca shoqerore. Yllka gjate adoleshences se saj ka perjetuar edhe kohen e luftes, te cilen e ka kaluar me mjaft veshtiresi. Momentet me te veshtira ajo i kujton kur shqiptaret u debuan nga shtepite, ndersa moment me te lumtur per te ka qene kthimi pas perfundimit te luftes ne shtepine e saj. Me shume rreth adoleshences se saj, Yllka Gashi flet per “Kosoven Sot”.
ME SHUME SHOKE SE SHOQE
“Kosova Sot”: Si e kujtoni kohen kur keni qene adoleshente?
Yllka Gashi: Tash me qeshet me shume gjera qe kam mundur t’i bej apo t’i mendoj ne ate kohe. Kohen e adoleshences e kujtoj si faze shume te mire ne jeten time, kur kam filluar te formoj personalitetin tim, bindjet e mia si dhe te formoj rrethin dhe shoqerine time.
“Kosova Sot”: Sa jeni shoqeruar dhe me cilen shoqe apo shok keni qendruar me shume?
Yllka Gashi: Une ndjehem me shume fat qe kam tri motra me te medha se une, te cilat gjithmone i kam pasur shoqet me te mira. Megjithate, gjate adoleshences jam shoqeruar me shume njerez te moshave dhe te profileve te ndryshme. Si ne femijeri po ashtu edhe gjate adoleshences me shume kam pasur shoke sesa shoqe.
“Kosova Sot”: C’nxenese keni qene?
Yllka Gashi: Kam qene nxenese e shkelqyeshme. Isha shembullore, notat i kam pasur te gjitha pesa. Gjithmone shembullore!
“Kosova Sot”: Atebote, ku e keni kaluar kohen e lire?
Yllka Gashi: Adoleshenca ime dhe e gjenerates sime ka kaluar neper nje faze kur Kosova ishte nen presion te tmerrshem politik te Serbise, kur prinderit tane ishin larguar me dhune nga vendet e tyre te punes dhe kushtet ekonomike ishin shume te veshtira. Prandaj, kohen e lire kryesisht e kam kaluar ne shtepi duke lexuar, sepse atehere interneti dhe keto perparesite e kohes se sotme per ne nuk ekzistonin. Me kujtohen ndejat qe u benin neper shtepi te shokeve te mi, te cilat ishin jashtezakonisht te hareshme dhe te paharruara per mua!
“Kosova Sot”: Ku i keni kaluar pushimet?
Yllka Gashi: Hahaha. Ne Ulqin!
“Kosova Sot”: Me cfare problemesh jeni ballafaquar ne ate moshe?
Yllka Gashi: Ballafaqoheshim me shkollat e ndara, pastaj me shkollat “shtepi” si dhe me atmosferen e luftes qe arrinte gradualisht.
RIKTHIMI NE SHTEPI,MOMENTI ME I LUMTUR
“Kosova Sot”: A keni menduar ne karrieren te cilen e keni arritur sot?
Yllka Gashi: Jo edhe aq. Si nxenese shembullore qe kam qene me kane terhequr shume shkencat natyrore, kam qene gjithmone e shkelqyeshme ne matematike. Prandaj shpesh kam menduar qe kur te “rritem” do te merrem me ndonje profesion tjeter.
“Kosova Sot”: Cili ka qene momenti me i lumtur dhe me i hidhur qe e rikujtoni?
Yllka Gashi: Kam perjetuar kohen e luftes. Pra, momenti me i hidhur ishte fillimi i luftes dhe tmerri i te qenit “mysafir ne shtepine tende”. Ndersa momenti me i lumtur ishte kthimi nga “refugjatlleku” ne shtepi, ne Kosoven e lire!
“Kosova Sot”: Cfare keshille do t’u kishe dhene adoleshenteve tane?
Yllka Gashi: Kenaquni sa me shume. Jetoni keto dite me shume dashuri e perkushtim, sepse nuk do te kthehen me!
DALLIMET
“Kosova Sot”: Cilat jane dallimet e adoleshences se atehershme me ate qe e kane sot te rinjte tane?
Yllka Gashi: Ka mjaft dallime. Por, ndoshta jo shume drastike. Te rinjte sot kane me shume perparesi ne fusha te ndryshme, jane me te lire, kane me shume mundesi te zgjedhjes se shkollimit etj. Megjithate, me vjen shume keq qe fatkeqesisht ende nuk jane mundesite me te mira per ta shijuar kenaqesine e te qenit adoleshent ne Kosove. Duhet ende shume pune per te arritur ate qe te rinjte e tjere te Evropes e kane.
0 komentet:
Posto një koment