Interviste me kengetarin Bajram Bylykbashi - B. B. Poqi
Rokeri flet per pervojen me vetura
Bajram Bylykbashi nga te gjithe njihet si B. B Poqi. Eshte roker shume i njohur ne Kosove dhe njihet edhe ne shume vende te tjera jashte Kosoves. B. B Poqi kesaj radhe flet per pervojen e tij qe ka me veturat. Nuk eshte adhurues i ndonje shpejtesie te madhe. Thote se eshte shume i kujdesshem ne trafik dhe mundohet te mos krijoje probleme. Eshte shume i gezuar qe pas sa vjetesh Kosova do te lidhet me Shqiperine me nje autostrade moderne dhe do ta harrojme rrugen e tmerrshme te Kukesit.
“Kosova Sot”: Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?
B. B. Poqi: Pa dyshim se femijeria eshte koha me e mire e nje njeriu dhe s’ka se si te mos me kujtohen castet me te mira. Nga femijeria ime me kujtohet veturat e tipit “Fiat 1300” qe ne ate kohe ka qene veture shume e popullarizuar. Te kishe nje nga ato vetura vertet ishte luks, po flas per vitet e 80-ta.
“Kosova Sot”: Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veturen?
B.B. Poqi: Ne pergjithesi, nuk kam qene shume i interesuar per veturat. Interesimi im per veturat nis shume vone. Interesimi im me serioz per vetura ka filluar pasi e kam perfunduar shkollen e mesme. Kjo tregon qarte se nuk kam qene shume i dhene pas veturave.
“Kosova Sot”: Po kontakti i pare me timonin kur ka qene?
B. B. Poqi: Mbase dikush mund te qeshe, por kontakti im i pare me timonin ka qene ne moshen 23- vjecare.
“Kosova Sot”: Per momentin, cfare veture vozisni?
B. B. Poqi: Jam duke vozitur nje veture te vogel e simpatike “WV Polo1”, me benzine.
“Kosova Sot”: Cfare veture do te donit te vozisni?
B. B. Poqi: Normalisht se do te doja nje veture te re e te mire. Me pelqejne veturat e tipit me te ri te “Audise”.
“Kosova Sot”: Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
B. B. Poqi: Para kesaj veture qe kam tani kisha nje “Audi 80”, sportiv, i cili ka qene shume i mire dhe me kujtime shume te mira e interesante.
“Kosova Sot”: Cilin nga ngasesit boterore te veturave preferoni?
B. B. Poqi: Natyrisht se me pelqen Shumaher, i cili njihet si legjende e Formula 1.
“Kosova Sot”: A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit dhe ne cilin vend keni vozitur?
B. B. Poqi: Rralle vozis jashte Kosoves, por me se shumti kam vozitur ne Maqedoni dhe ne Shqiperi.
“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
B. B. Poqi: Me te pershtatshme jane rruget e Maqedonise, kurse koheve te fundit ne Kosove ka filluar dukshem te permiresohet infrastruktura rrugore. Nderkaq, rruget e Shqiperise jane shume te rrezikshme, sidomos rruga nga Kukesi, e cila rruge ne te ardhmen e afert do te jete nje histori e hidhur me perfundimin e super autostrades Durres -Kukes.
“Kosova Sot”: Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
B. B. Poqi: Nuk jam adhurues i shpejtesise se madhe, ndaj kam vozitur deri 160 km/h.
“Kosova Sot”: Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
B. B. Poqi: Nervozizmin e tepruar dhe shume here shpejtesia e patoleruar.
“Kosova Sot”: A keni shpesh probleme me trafik dhe sa ju ndihmon fama?
B. B. Poqi: Kryesisht nuk kam probleme. Fama ndikon pozitivisht. Njerezit qe me njohin me japin perparesi ne shenje respekti, gje qe e cmoj shume. Natyrisht, edhe une veproj njesoj ne shume raste.
0 komentet:
Posto një koment