Shpërndaje
Gili dhe Enis Potoku Favorit ne "Top Fest 6"

Interviste me kengetaren Gili
Kur U Ndame”, me e votuara ne “Top Fest 6

“Eshte e vertete qe kenga “Kur U Ndame”, te cilen e kemi bashke duet me Enis Potokun, eshte vleresuar si kenga me e votuar. Nga 200 kenge jane zgjedhur gjashte dhe ne ato gjashte kenget me e votuara nga juria eshte kenga jone”, ka thene per “Kosova Sot” Gili.

Gili eshte njera nder kengetaret e estrades qe i buzeqesh fati neper festivale. Ajo se fundi eshte pjesemarrese ne festivalin tashme tradicional “Top Fest 6” dhe deri me tani eshte njera nga kenget me te votuara te festivalit. Gili ndjehet e kenaqur dhe per kete me shume flet per “Kosoven Sot”.

“Kosova Sot”: Jeni pjesemarrese ne “Top Fest 6”, kenga juaj deri me tani eshte me e votuara, si ndjeheni?
Gili: Eshte e vertete qe kenga “Kur u ndame”, te cilen e kemi kenduar ne duet me Enis Potokun, eshte vleresuar si kenga me e votuar. Nga 200 kenge jane zgjedhur gjashte dhe ne ato gjashte kenget me e votuara nga juria eshte kenga jone. Une ndjehem shume e kenaqur qe kenga jone po pelqehet ne publik.

Kenga po me sjell sukses

“Kosova Sot”: Gjate ketyre diteve keni nxjerre ne treg edhe videoklipin, i cili po transmetohet neper televizionet tona, si e vleresoni?
Gili: Besoj qe edhe videoklipi i kenges “Kur u ndame” eshte duke u pelqyer shume ne treg. Televizionet tona po e transmetojne shume, dhe deri me tani kam marre shume urime dhe kritika pozitive. Jam shume e lumtur qe ky duet me Enisin po me sjell shume sukses.

“Kosova Sot”: Ku e pergatitet kete videoklip?
Gili: Videoklipin e kam pergatitur ne Maqedoni, aty i kam pergatitur edhe videoklipet paraprake, si kenga “Prapeseprape” qe e kemi bashke me Sinan Vllasaliun, pastaj kenga “Keq e me keq”. Keto videoklipe jane pelqyer shume ne publik dhe per kohe te tera kane qendruar ne maje te top-listave. Pra, kjo me ka shtyre qe te vazhdoje

Une jam vetvetja

“Kosova Sot”: Kush ua pergatiti kengen “Kur u ndame”?
Gili: Teksti dhe muzika e kenges “Kur u ndame” eshte nga Ilir Berani, ndersa orkestrimin e ka bere Ardian Kastrati. Kenga eshte e realizuar ne studion e Enis Presheves, ekip ky qe realizoi edhe albumin tim te fundit.

“Kosova Sot”: Cfare risish do t’u sjellesh adhuruesve ne te ardhmen?
Gili: Ne muziken kosovare risia me e madhe eshte te mbetesh vetvetja. Une mendoj te vazhdoj te mbetem Gili.