Blerim Destani ne Videolipin e Ri te Soni Malaj


Soni Malaj: Kete jave do te shihni surprizen time
‘Shpirti binjak’ ben Sonin te bashkepunoje me Blerim Destanin
Ne qershor, albumi i katert i kengetares
Shume e thjeshte, por e bukur dhe me dinamizem. Kjo eshte Soni Malaj qe do te ndiqni ne klipin e saj me te fundit, kushtuar kenges ‘Shpirti binjak’, fituese e cmimit te dyte ne ‘KengaMagjike’. Nje kenge qe vete kengetarja e ka shume per zemer dhe qe i solli sukses shume te madh. Ka qene nje pune e madhe e realizuar ne bashkepunim me aktorin e njohur Blerim Destani, i kthyer nga xhirimet ne Hollivud, posacerisht nga ftesa qe ka marre nga Soni per te qene pjesemarres ne klipin e saj. Shume koncerte, teper angazhime profesionale si dhe nje album qe pritet te dale nga studiot e incizimit jo larg, por ne qershor.
Shpirti Binjak’ me nje klip. Si po shkojne pergatitjet?
Tashme klipi ka perfunduar xhirimet dhe per pak do te jete gati. Isha me xhirime rreth 10 dite me pare. Eshte klipi i pare qe xhirimet me zgjasin dy dite dhe kjo per arsyen se historia ishte me komplekse. Nese klipet e tjera i kam perfunduar pergjate nje dite te tere por te lodhshme xhirimesh, kete here puna eshte ndare ne dy pjese. Keshtu e vendosa me regjisorin tim Alexander.
Cfare ka ndryshe ky klip, perderisa dhe puna eshte ndare ne dy pjese?
Eshte nje klip qe ka dashur shume pune. Personazhi i mashkullit nuk eshte thjesht nje figurant, por behet fjale per aktorin e mirenjohur Blerim Destani. Te dy rolet, si per mua si per ate jane te rendesishem. Donim qe puna te behej mire dhe ngadale, per te nxjerre dicka vertet te vecante. Xhirimet kishin brenda aktrim emocional dhe interpretim nga ana e te dyve. Dua t’i dhuroj publikut nje klip me histori te bukur. Skenari ishte ai qe na mori me teper kohe, derisa u zgjodh alternativa me e mire.
Si u realizua bashkepunimi me aktorin Destani?
Behet fjale per nje aktor shume te mire, qe te gjithe e kane per zemer. Blerimi ishte me xhirime ne Hollivud. Ai pranoi me kenaqesi te ishte pjese e klipit duke pranuar keshtu ftesen time. Per mua, te punosh me nje aktor te ketij niveli, eshte nje kenaqesi. Blerimi ben pjese ne kinematografine boterore. Po kthehej nga xhirimet e nje filmi qe pritet te kete sukses te madh dhe me pas do te shkonte ne Spanje.
Soni aktore. Si je ndjere gjate interpretimit?
Ne fakt ne kete klip kishte te bente mjaft interpretimi. Une kam dicka, qe gjate xhirimeve e marr me te qeshur ose me saktesisht, tregohem e qeshur. Kur pashe Blerimin qe punonte me aq perkushtim dhe seriozitet i thashe vetes: OK Soni, perqendrohu dhe jep maksimumin. Sic dihet, fabula ben fjale per me shume se nje histori dashurie. Ngjarjet jane shume te thjeshta por detajet jane fantastike. Cfaredo qe te ndodhe mes nje cifti, kur dy njerez duhen, do ia dalin mbane per gjithcka. Klipi ka dhe pak tragjedi brenda si dhe situata qe kthehen mbrapsht. Ishte shume pune e lodhshme, por mendoj se kemi realizuar dicka te mire.
Ku eshte realizuar klipi dhe kur del per publikun?
Eshte realizuar i gjithi ne Shkup dhe per rreth nje jave ai do te jete gati per t’u pare nga publiku.
Nuk ke bere shume ndryshime ne imazh. Ke mbetur tek natyralja nga sa shihet edhe nga fotot, apo jo...?
Eshte e vertete. Nuk kam perdorur shume make-up. Mund te them qe jam mjaftuar vetem me nje penel. Jane tiparet e mia pa shume grimim. Floket i kam te kapura me nje lloj gersheti, ne disa skena, ndersa ne disa te tjera i kam ‘te shpupuritura’, sic rri ne shtepi. Jam thjesht me nje shkelqyes, robdeshan dhe corapet perkatese.
Je shprehur se ‘Shpirti binjak’ eshte nje kenge shume e dashur per ty. Pse?
Po, eshte vertet shume e dashur sepse eshte e bukur. Falenderoj pa mase Pirro Cakon dhe Enis Presheven qe realizuan kete kenge. Pirro shkruajti nje muzike shume te bukur, beri gjithe brumin, ndersa si te thuash, garniturat ne fund i vendosi Enis Presheva. E dua shume kete kenge, muzikalitetin e saj.
Po pergatitesh per album te ri?
Kjo eshte nje nder periudhat me te mira te karrieres sime. Po punoj per albumin tim te katert. Eshte realizuar 80% e punes. Po e pergatis kete album me shume dashuri. Une nuk nxjerr albume shpesh, por nje here ne dy vite e gjysme, keshtu qe punoj ngadale dhe me perkushtim.
Sa kenge do te permbaje dhe cilet jane autoret?
Jane 13 kenge ne te cilat do te bejne pjese edhe kenget e mia ne versionin ‘karaoke’, instrumentale qe njerezit t’i marrin dhe t’i kendojne lirisht. Albumi del ne qershor dhe me mua kane bashkepunuar Pirro Cako, Enis Presheva, Flori Mumajesi, Edi Balili, me te cilin kam nje kenge shume te bukur folk.
Si do te titullohet?
Dua t’i gjej nje emer te bukur. E kam dicka ne mendje, por ende nuk kam vendosur.
Ke menduar per promovimin?
Do te behet ne Kosove. Madje kam shkuar dhe kam zgjedhur edhe sallen. Promovimi im i pare ka qene ne Kosove dhe pas shume viteve, do te doja te rikthehesha.
Cili do te jete klipi qe do te pasoje ‘Shpirtin binjak’?
Ne fakt po pergatis edhe dicka tjeter. Nje kenge shume ritmike qe une e pelqej vertet shume. Nje kompozim i Florian Mumajesit dhe tekst te Big Bastes. Nje kenge verore, e cila do te realizohet shume shpejt, do te realizohet ketu ne Shqiperi. Do te sjelle shume alegri. Do t’i rikthehem me kete rast koreografise, pasi kam pak kohe qe jam shkeputur nga klipet me kercim.
0 komentet:
Posto një koment