Shpërndaje
Liridona Miftari shpallet Miss Shqiptarja ne Evrope 2009
http://www.albaevent.ch/images/news/liridona_miftari.jpg
Bukuroshja Liridona Miftari ka triumfuar ne spektaklin e bukurise "Miss Shqiptarja ne Evrope 2009", i cili mbahet ne Zvicer, njofton e perditshmja "Zeri". Liridona, e cila eshte nga Gadimja ndersa jeton ne Zvicer, eshte shpallur fituese ne konkurrencen e ngushte prej 14 vajzave shqiptare, te cilat jetojne ne vende te ndryshme te Evropes.

“Edhe ky titull bukurie eshte ne vazhdimesi te shume titujve te cilet i kam fituar deri me tani ne rangje te ndryshme. Pra, une jam perkushtuar ne kete fushe, por duke mos i lene anash as sfilatat e modes dhe top modelet”, eshte shprehur Liridona. /zeri/telegrafi/21.04.09/

Endrra e Liridones ka qene gjithmone te konkuroj per Miss. Ne moshen 15 vjecare konkuron per "Miss Kosovarja 2007" ku dhe u shperblye me cmimin Shoqeruesja e dyte, pastaj u ftua tek spektakli "Miss Kosovarja 2007 ne Diaspore" dhe aty fiton vendin e pare. Pas ketij spektakli Liridona fitoi te drejten te perfaqesoje Diasporen tek "Miss Albania 2007", spektakel qe u mbajt ne Tirane nen organizimin e Vera Grabockes. Ne ate spektakel moren pjese 30 konkurente nga vende te ndryshme, kurse Liridona Miftari u shperblye si Shoqeruesja e dyte e "Miss Albania 2007".

0 komentet:

Posto një koment