Shpërndaje

Kosovare Hasi Gjurmeve te Babit

KENGA ME E RE
Kosovare Hasi: "Zjarr ne mes nesh"
Kengetarja e re ne skenen tone muzikore, Kosovare Hasi, ka shume vizione per te ardhmen, ndonese kenga eshte profesioni i saj qe e pelqen me se shumti. Dite me pare ajo promovoi kengen me te re, te titulluar “
Zjarrë n'mes nesh” (kliko per ta shiquar). Tekstin e kenges e ka bere Ilir Shaqiri, ndersa eshte kompozuar nga Korab Shaqiri. Kosovarja ndjehet e lumtur me lansimin e kenges dhe thote se ka shume vullnet per te punuar me kenge te reja. “Ndjehem e lumtur qe arrita ta lansoje nje kenge te mire, te cilen besoj se publiku eshte duke e pelqyer. Une parapelqej qe kenget e mia te jene origjinale, te kene vlera dhe te adhurohen ne opinion,” shprehet ajo per “Kosoven Sot”. Kosovarja premton se edhe ne te ardhmen do te realizoje kenge qe do te kene vlera. Ajo do te nise punen edhe per kenge te tjera, e ne te ardhmen edhe nje album. “Nuk mund te caktoj nje afat kohor se kur do te realizoj albumin tim, por shpresoj se do te realizoj sa me shpejt te jete e mundur,” thote ajo. Planet e saj jane te shumta per te ardhmen, por shpreson qe gradualisht te arrije dhe t’i realizoje. /k.bajrami/kosova sot/10.04.09/

Videoja e promovimit te klipit, "Zhurma Show" Zico TV

0 komentet:

Posto një koment