Shpërndaje
Luan Krasniqi behet baba
http://www.boxnews.com.ua/photos/627/Luan-Krasniqi5.jpg
Per here te pare ne jeten e tij boksieri profesionist, Luan Krasniqi (37-vjeçar), eshte bere baba. E bija e tij, Melisa, ka ardhur ne jete me 15 prill, rreth ores 13.52.

Ne ato momente ishte i pranishem ne sallen e lindjeve edhe vete boksieri kosovar i peshave te renda, i cili garon per Gjermanine.

“Jam jashtezakonisht shume i gezuar, tashme ne jeten tone ka hyre nje engjell flokeverdhe dhe lindja e vajzes sime eshte me e rendesishme se çdo fitore”, do te thoshte dje Luan Krasniqi.

Vajza dhe bashkeshortja e tij, Sueda, jane mire me shendet dhe tani ata do te kthehen ne shtepine e tyre ne Rotvajl. “Une po shijoj çdo moment me familjen time te re”, shprehet Krasniqi.

Perveç te qenit baba i mire, ai eshte i perqendruar edhe te karriera e tij dhe shpreson per nje rikthim ne ring. “Stervitem çdo dite dhe dua te bej nje ndeshje kete vit kunder nje boksieri te mire”, perfundon ai

0 komentet:

Posto një koment