Shpërndaje

Blerim Gjoci Flet Per Vetura


Interviste me aktorin Blerim Gjoci
Ia ka shkelur deri 280 km/h

Blerim Gjoci eshte nder aktoret me te mire qe ka Kosova aktualisht. Ai ka aktruar ne disa filma te huaj, te cilet e ben edhe aktor te njohur nderkombetarisht. Kesaj radhe Gjoci flet per pervojen e tij me veturat

Ne kete interviste do te mesoni shumecka qe nuk keni ditur per Blerim Gjocin si ngases. Qe ne fillim, ai shpalos vendin e tij te preferuar per vozitje, Zvicren. “Ne Zvicer e kam pershtypjen se nuk te nevojitet as gjuha dhe as njohurite e medha mbi trafikun. Aq mire e kane te rregulluar sinjalizimin, saqe eshte shume e veshtire te gabosh”, thote Gjoci.

“Kosova Sot”: Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?
Blerim Gjoci: Ne femijerine time kam qene shume i dhene pas nje veture te nje xhaxhait tim. Vetura ka qene e tipit “Ford Taunus”, qe sigurisht do te me kishte pelqyer edhe sot e kesaj dite. Ne fakt, shpeshhere hulumtoj per nje veture te tille, per ceshtje krejt sentimentale dhe po ta gjeja ndonje ne gjendje te mire do ta blija patjeter.

“Kosova Sot”: Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veturen?
Blerim Gjoci: Qysh heret ne jete me kane interesuar, edhe pse ne fillim me shume i kam dashur kamionet, sepse babai im voziste kamion dhe mua me dukeshin kamionet me superiore sesa veturat.

“Kosova Sot”: Por, kontakti i pare me timonin?
Blerim Gjoci: Me duket se kam qene diku 14-vjecar kur kam marre veturen e xhaxhait “Opel Ascona”, dhe kam dale per nje xhiro, por nuk kam pasur guximin te dal me larg se rreth lagjes, mirepo me kujtohet se ne ato momente kam menduar se ky eshte kulmi i lumturise.

“Kosova Sot”: A keni patente shofer?
Blerim Gjoci: Patjeter qe kam, tashme 15 vjet.

“Kosova Sot”: Per momentin cfare veture vozisni?
Blerim Gjoci: “BMW.“

“Kosova Sot”: Cfare veture do te donit te vozisni?
Blerim Gjoci: “Ferrari F430.”
“Kosova Sot”: Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
Blerim Gjoci: Hahaha, po. E kam pasur nje “Golf 2”, me nje motor te cmendur me mbi 180 kuaj fuqi dhe me peshen qe ka G2 vetem 900 kg. I shpejte, fluturonte, por suspenzionin e ka pasur sport dhe kur godisja gropat thuajse cahej pergjysme. Ne ate kohe ishte i popullarizuar filmi “Gone in 60 seconds”, vetura ime kishte teket e vetures ne filmin e lartpermendur, kur rrinte ne vend pa e prekur gazin, i ngitej dhe ulej gazi vetvetiu, ishte motor i parehatshem, andaj edhe e quaja Elenor, si vetura “Mustang” ne film.

“Kosova Sot”: Cilin nga ngasesit boterore te veturave preferoni?
Blerim Gjoci: Mendoj se ende do te mbetet Mihael Shumaher.

“Kosova Sot”: A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit dhe ne cilin vend keni vozitur?
Blerim Gjoci: Ndodh shpesh, kam vozitur pothuaj gjithkund ku kam qene. Edhe ne Amerike, edhe ne Evrope.

“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
Blerim Gjoci: Me me rrezik vozitja, konsideroj se eshte ne Shqiperi, ndersa me se lehti e kam pasur gjithmone ne Zvicer. Ne Zvicer e kam pershtypjen se nuk te nevojitet as gjuha dhe as njohuri te medha mbi trafikun, aq mire e kane te rregulluar sinjalizimin, saqe eshte shume e veshtire te gabosh.

“Kosova Sot”: Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
Blerim Gjoci: Me duket ka qene rreth 280 km/h, dhe kjo ka ndodhur ne France. Mos i tregoni askujt, haha.

“Kosova Sot”: Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
Blerim Gjoci: Kryesisht mosrespektimi i rregullave, por dy gjera me bejne pakez me nervoz. Kur shoferet nuk vozisin brenda korsise se vet dhe pastaj merr kthesen thuajse ka rimorkio ngjitur mbrapa dhe kur ne rruget e pakta qe kemi me dy korsi, ecin ngadale dhe vazhdojne te vozisin ne anen e majte, kur ana e djathte eshte e destinuar per ecje me te ngadalte, u ben me drita, me sinjalizime te tjera dhe nuk levizin, detyrohesh t’i tejkalosh nga ana e majte.

“Kosova Sot”: A keni shpesh probleme me trafik dhe sa ju ndihmon fama ne trafik?
Blerim Gjoci: Nuk kam shume probleme, por kur kam i kam te dyja ekstremet, nganjehere policet tregohen te mirekuptueshem dhe ma falin, por nganjehere pikerisht per shkak te asaj ndodh e kunderta. Por, ne pergjithesi perpiqem te mos kem nevoje te bie ne te tilla pozita.

0 komentet:

Posto një koment