Shpërndaje
Dafina Zeqiri, Intervista "VIP PRESS"
http://81.img.v4.skyrock.net/81f/duffye-dafinaz/pics/2315842009_1.jpg
Dafina qe po thur kuroren e lavdise!


Kengetarja e re dhe e talentuar, Dafina Zeqiri, po arrin suksese ne shume fronte, qofte ne muzike, vallezim, por edhe ne modelizem. Ajo, qysh tashti po ia thure vetes kuroren e lavdise. Me sharmin dhe vullnetin e celniket, ajo qysh ne fillim te karrieres artistike, po deshmon se ne muziken tone po vjen nje ze i bukur dhe me perspektive te madhe.

Llapjanka ekstravagante dhe e bukur Dafine, karrieren e kishte filluar ne “Polifest 2007” me kengen “Rralle e permall”, kurse me vone ka qene ne “Gramafon entertainment”, te cilin e braktis me pas, duke vazhduar karrieren individualisht…Me kenget “Pa bese”, “Hello Amerika”, “Rralle e per mall”, e kenge te tjera, Dafina Zeqiri po deperton fuqishem ne estraden tone, duke fituar edhe shume cmime te rendesishme.

Dafina, pse ka ardhur kenga ‘”Pa bese”. Eshte nje zhgenjim yti ne dike, apo?
Thjeshte, keshtu eshte kenga, nuk jam e zhgenjyer ne askend.

Cka paraqet kenga per ju?
Kenga per mua eshte gjithcka, jeta ime eshte vet muzika dhe normalisht vallezimi,

Kujt ia dedikoni suksesin ne skene?
Se pari vetes dhe, normalisht mamit (ka qene edhe ajo dikur kengetare).

A i kushtoni kujdes dukjes dhe veshjes?
Normal qe i kushtoj shume vetes per dukjes dhe veshjes sime, se pari si femer dhe pastaj si kengetare.
Po per grimin kush kujdeset?
Per dukjen time (grimin) kujdesem vet, por ndonjehere, ne raste te vecanta, perkujdesen grimere te ndryshme.

Sa po arrini ta percillni trendin boteror?
Mundohem sa me shume t’i percjelli trendet boteror, kete e vleresojne edhe adhuruesit e mi.

Cili ka qene harxhimi i fundit dhe me i madh per veshje?
Kepucet e mija (gladiator shoes) te cilat kane qene mjafte te shtrenjta.

Jeni shume e angazhuar, a keni kohe te lire dhe si e kaloni ate?
Gjej kohe te lire dhe ate ia perkushtoj familjes sime ne Suedi dhe ne Kosove. Po ashtu, nje pjese te kohes ia perkushtoj edhe shoqerise sime.

A po troket dikush ne porten tende te dashurise?
Kam deshire ta kem jeten time private.

A keni ne plan ndonje videoklip te ri?
Po, se shpejti do ta kem nje videoklip te ri te cilin do ta realizoj produksioni “Pulla”.

Cila eshte brenga juaj e perditshme?
Brenga ime e vetme eshte qe ta kem familjen time me afer vetes.

Sa e pelqen jeten e nates?
E pelqej vetem ne raste te vecanta me shoqerine time.

Cila eshte ajo qe me se shumti e vleresoni tek vetja?
Karakteri.

Jeni ne fazen me te mire krijuese. Cka presim ne nje te ardhme te afert?
Me shume suksese...

Cfare muzike degjoni per qejfin tuaj?
RnB - hip-hop
Cfare e ben te lumtur dhe cfare e nervozon Dafinen?
Njerezit qe i kam perreth me bejne te lumtur, ndersa gjerat qe me bejne nervoz jane shume te pakta.

A keni enderruar te beheni VIP nje dite?
Kur kam qene e vogel kam enderruar te jem nje Vip boteror, sikurse secili krijues tjeter.

Kush e perben familjen tende?
Jane mami dhe dy motrat e mia qe i dua shume.

Udhetoni vetem apo me dikend?
Gjithmone me dikend, por vizitat ne Suedi, te familja ime, i bej vetem.

A jeni xheloze?
Aspak.

I ke realizuar deshirat?
Po , besoj qe deri me tani i kam realizuar deshirat e mia, por ende jo te gjitha!

Si duket nje dite e juaja?
Normal, si e gjithe te tjereve, por edhe kam pune me muzike ne studio (incizime, etj).

Porosia juaj per te rejat tona?
Shkoni mbas endrrave tuaja (Follow ur dreams)

0 komentet:

Posto një koment