skip to main |
skip to sidebar
Big Mama Mohon Te Kete Te DashurBig Mama mohon te kete te dashur
Ngaterresat me adhurues
“Kam degjuar per veten time kinse paskam bere te dashur pikerisht ne ditelindjen time, duke e publikuar nje foto time me nje djalosh nga Shkupi, te cilin e kam vetem adhurues dhe asgje me shume. E verteta eshte se ne mes nesh nuk ka pasur dhe nuk ka dashuri”, ka thene Bigi
Kengetarja, qe koheve te fundit eshte bere pre e thashethemeve per nje dashuri te mundshme, qe thuhet se i ka ndodhur pikerisht ne ditelindjen e saj, mohon nje gje te tille. Ajo shprehet se ende nuk ka te dashur. Pak jave me pare Bigi eshte pare ne faqet e internetit me nje djalosh ne nje pab te Shkupit, mirepo ajo thote se ne mes tyre nuk ka dashuri madje as nje shoqeri. “Kam degjuar per veten time kinse paskam bere te dashur pikerisht ne ditelindjen time, duke e publikuar nje foto time me nje djalosh nga Shkupi te cilin e kam vetem adhurues dhe asgje me shume. E verteta eshte se ne mes nesh nuk ka pasur dhe nuk ka dashuri. Keto jane vetem spekulime, une ate djaloshin ne foto e njoh, eshte nga Shkupi, por fotoja as qe me kujtohet se kur kam dale, ndoshta mund ta kene marre nga faqja e ‘Facebook-ut’. E verteta eshte se une ate nuk e kam te dashur”, shprehet ajo per “Kosova Sot”. Pak muaj me pare Big Mama ka deklaruar per gazeten se ne ditelindjen e saj pat fituar nje shok, i cili eshte shume i vecuar per te, por nuk ka te beje me te dashur. “Une e kam dhene nje interviste vetem per “Kosova Sot”, ku kam treguar per shokun tim qe e kam fituar pikerisht per ditelindjen time dhe kete lajm nuk e kam dhene per asnje medium tjeter, dhe ne kete rast jane bere spekulime neper disa medie, madje djaloshin ne foto e kane ngaterruar me shokun qe e kam fituar pikerisht per ditelindjen time. Prandaj djaloshi ne foto nuk eshte shoku i ditelindjes sime, dhe te them te drejten me sa djem e fansa dal une ne foto nuk mund t’i kem te gjithe te dashur”, thote ajo. Big Mama nuk preferon te flase me shume rreth shokut te saj te cilin e ka fituar ne ditelindje, ndonese na ben te ditur se ende nuk ka te dashur. Se fundi ajo eshte duke punuar ne projekte te reja, puna ne emision i ecen shume mire dhe shpreson qe suksesi i saj te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
0 komentet:
Posto një koment