Shpërndaje
Njomza Rozhaja Intervista "VIP PRESS"


NJOMZA, perhere me bukuri te njome!

Njomza Rozhaja, njera nga miset e Kosoves mund te shquhet per aristokracine e saj, bukurine e pertej mase, shquhet edhe per inteligjencen dhe modestine.

Tokrenda e bukurise nuk eshte e panjohur per boten, sikunder nuk eshte e panjohur as per boten shqiptare. Riti i saj vjen qe nga lashtesia, qe nga muzgjet e para te njerezimit e deri tek agu i mileniumit te ri. Bukurise, kesaj mbretereshe estetike, i faleshin e i falen gjithe brezat e gjithe gjenit njerezor.

Edhe ne mitologji, edhe ne lashtesi edhe ne mistike bukuria kishte fronin e saj, sic kishte dhe zotat qe administronin kete resor te privilegjuar ne hierarkine hyjnore. Bibla permban perlen poetike per syzezen - kengen e kengeve, rapsodi popullor shqiptar kendon bukurine e Tanushes, nje madone pa kundshembellim, liriku qiellor Lasgush Poradeci ne nje ekstaze delirante kengevaji a gjemekenge bubullon. Bukuri tmerresisht e dashur. E bukura e dheut qe hypi ne fronin e bukurise kosovare ishte edhe Njomza Rozhaja.

Njomza, edhe pse kane kaluar disa vjet, ende mbani fronin (moral) dhe simbolik te bukurise shqiptare. Cili eshte recepti?
Njomza: Hahahaha....faleminderit per kete vleresim qe ma keni bere, mund te them qe jam munduar ta mbaje epitetin e femres shqiptare.

Cka eshte bukuria per ju?
Njomza: Bukuria e jashtme ne njefare menyre e perfaqeson njeriun edhe perbrenda se cfare mund te jete.

A do te konkurronit serish, po te hapej nje konkurs bukurie ne Kosove?
Njomza: Po te isha ne moshen qe kam qene kur kam konkurruar per here te pare do te konkurroja prape.

A ia keni pare hajrin bukurise?
Njomza: Une mendoj qe bukurise njeriu, cdo here, nuk do te thote t’ia shohe hajrin, ndonjehere bukuria mund te jete edhe pengese, sepse te ne eshte krijuar nje pershtypje se nese ndonje femer eshte e bukur, ajo nuk eshte e mencur, e pastaj si ne fakultet ashtu edhe ne pune, te duhet te punosh shume per me e thyer ate tabu.

A keni provuar te merreni edhe me kenge, film, apo ndonje pasion tjeter?
Njomza: Me kenge dhe film nuk kam provuar te merrem, edhe pse kam pasur oferta nga produksione te ndryshme qe te merrem me muzike, por une nuk kam patur deshire (me ka fale Zoti bukurine, por jo edhe zerin). Nuk do te thote te jesh vetem e bukur, per t’u marre me muzike apo film.

Njomza Rozhaja Njomza Rozhaja


Sot, femrat e shikojne mashkullin me shume ne koke, apo ne kembe?
Njomza: Une nuk kisha pas deshire as te mendoj qe vajzat e shikojne mashkullin per cfaredo arsye tjeter, e jo koken.

Cka iu kishte shtyre te konkurronit per Miss Kosova?
Njomza: Arsyeja qe une vendosa te konkurroja per miss, ishte se organizimi i missit behej per here te pare ne mbikeqyrje te Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve.

Keni patur pengesa apo cytje nga familja?
Njomza: Vellai im ishte kunder ketyre organizimeve, por Organizata te ciles iu dha e drejta per organizimin e “Miss Peja” bisedoi me vellain tim dhe arriten ta binden per nje organizim te mirefillte, pastaj mora pelqimin prej tij.

Shume njerez iu njohin vetem si miss, kurse cila eshte karriera juaj prapa skenes?
Njomza: Pasi qe kam fituar kuroren e me te bukures se Kosoves, kam filluar te merrem me modelim, kam pranuar ftesen nga Fadili dhe kam shkuar ne Amerike per fotografime. Kam bere fotografi per kataloge te ndryshem; i fundit ka qene per kompanine e mirenjohur JOVANI .

Keni deshire te merreni me politike. Nese po, pse, nese jo, pse?
Njomza: Jo, nuk kam deshire te merrem me politike, sepse gjithmone, edhe si e vogel, nuk e kam dashur politiken dhe ende vazhdoj ta kem ate mendim.

Cili eshte roli i femres sot ne Kosove?
Njomza: Mendoj qe roli i femres, sot ne Kosove, ka filluar me qene i barabarte me meshkujt, mirepo kjo varet edhe nga rrethi ku jeton dhe sa ai rreth sa e vlereson dhe respekton femren.

Thuhet se bukuria mund te gjitha sfidat, mund cdo veshtiresi?
Njomza: Eshte e vertete, mirepo nese bukurise i bashkengjitet edhe mencuria, se perndryshe jo.

Ndiheni me fat qe jeni e bukur?
Njomza: Sigurisht se po, edhe pse une se pari i falenderohem Zotit, e per te tjerat qe m’i ka dhuruar, nuk jane rezultat i bukurise.

Keni qene ndonjehere ne siklet?
Njomza: Po, me ka ndodhe shume here, sidomos ne pune. Puna ne banke kerkon pergjithesi te madhe.

Cili eshte casti me i lumtur dhe casti me i hidhur ne jete?
Njomza: Casti me i lumtur i jetes time eshte padyshim kur e kam lindur djalin tim Deonin. Kurse, caste te hidhura ka, po jo ndonje per ta vecuar.

Njomza Rozhaja Njomza Rozhaja


A te ofron Prishtina kenaqesi dhe ngrohtesi shpirterore?
Njomza: Po, me ofron shume kenaqesi, sepse e kam burrin dhe djalin, por pa e anashkaluar asnjehere Pejen, sepse ne Peje e kam kaluar nje pjese te jetes time dhe atje kam prinderit qe me bejne te ndihem shume e pasur ne shpirt.

Punoni ne ProCredit Bank, nderkohe qe bashkeshorti juaj ne Interpress Compani. Pse nuk punoni ne firmen e bashkeshortit tuaj?
Njomza: E thashe edhe me lart, une jam percaktuar te punoje ne profesionin tim, si bankiere dhe e dua punen qe e beje.

A ka Kosova shume bukuroshe?
Njomza: Mendoj qe ne shqiptaret jemi race e bukur dhe ne Kosove ka shume femra te bukura.

Njomza Rozhaja, Miss Kosova 2002

0 komentet:

Posto një koment