- Kejsi Tola ben pergaditjet e fundit. Me 14 maj, Kejsi Tola do ta kendoje ne Moske kengen "Carry Me In Your Dreams" (“’Me merr ne enderr”), me tekst te Agim Docit dhe muzike te Edmond Zhulalit, ndersa ky i fundit thote se perfaqesuesja e Shqiperise do t’i kushtoje shume rendesi edhe paraqitjes se saj. Kenga eshte realizuar ne Gjermani, ndersa per performancen e Kejsit ne skene eshte kujdesur koreografi Ledion Bulku. Jane ditet e fundit pergatitore perpara udhetimit drejt Moskes. Ndersa te merkuren mberrijne nga Greqia tri balerinet qe do te kercejne me Kejsin, per te bere provat e fundit. “Nuk mendoj se festivali i eshte perkushtuar me teper performances. Teknologjia muzikore dhe vizive ka bere nje progres te jashtezakonshem, e kane bere kete festival me bashkekohor dhe me modern. Por, megjithate, mendimi im eshte qe kenga perseri mbetet baza e ketij festivali, ato kane qene te bukura dhe profesionale”, ka thene Edmond Zhulali

Per here te pare ne jeten e tij boksieri profesionist, Luan Krasniqi (37-vjeçar), eshte bere baba. E bija e tij, Melisa, ka ardhur ne jete me 15 prill, rreth ores 13.52.
Ne ato momente ishte i pranishem ne sallen e lindjeve edhe vete boksieri kosovar i peshave te renda, i cili garon per Gjermanine.
“Jam jashtezakonisht shume i gezuar, tashme ne jeten tone ka hyre nje engjell flokeverdhe dhe lindja e vajzes sime eshte me e rendesishme se çdo fitore”, do te thoshte dje Luan Krasniqi.
Vajza dhe bashkeshortja e tij, Sueda, jane mire me shendet dhe tani ata do te kthehen ne shtepine e tyre ne Rotvajl. “Une po shijoj çdo moment me familjen time te re”, shprehet Krasniqi.
Perveç te qenit baba i mire, ai eshte i perqendruar edhe te karriera e tij dhe shpreson per nje rikthim ne ring. “Stervitem çdo dite dhe dua te bej nje ndeshje kete vit kunder nje boksieri te mire”, perfundon ai
Grupi Skillz (Ledri & Visari), fitues te Video Festit Muzikor 2008, kane folur mbreme ne "Express Live", per eksperiencen dhe emocionet e tyre gjate pjesemarrjes ne festin e kaluar ku ata fituan disa cmime. Kete vit, festi do te mbahet me 11 maj dhe do te transmetohet nga televizioni KTV.
Skillz, poashtu kane njoftuar se puna ne realizimin e albumit te tyre te dyte eshte duke rrjedhur mire dhe albumi pritet te dale ne treg ne fund te qershorit apo fillim te korrikut. Per me shume ndiqni videon me poshte:
Video Festi Muzikor 2009-Nominimet
Bordi organizativ i Video Festit Muzikor edhe kete vit ka vendosur qe ne juri profesionale per perzgjedhjen e video spoteve me te mira te ftoje perfaqesues te video produksioneve kosovare dhe maqedonase, sikurse edhe njerez profesioniste edhe nga te gjitha mediat vizuele nacionale.
Te ftuar ne juri ishin produksionet : Pixels, Entermedia, Video - Art, Pulla, Puntor't Social, Aleksandar, Tomato Production pastaj te gjitha TV nacionale sikurse edhe TV Dukagjini.
Juria e VFM`09 eshte e perbere nga:
- Agon Myftari, Regjisor (KRYETAR JURIE).
- Albba Morina - KTV
- Erleta Hoti - RTK
- Astrit Idrizi - RTV 21
- Gezim Avdiu - Pixels
- Granit Limani - Entermedia
- Jetmir Grezda - Pulla
- Petrit Domi - Puntor't Social
Nominimet
1. Video Spoti me i mire (Best All)
Alban Skendraj − Larg dhe afer
Troja - Amaneti i Clownit
Elvana Gjata − Nuk jane me
Shpat Deda − A thu?
2. Video Spoti me i mire ne konkurrencen e Meshkujve (Best Male)
Alban Skenderaj − Nje here ne jete
Shpat Deda − A thu?
Fatos Kryeziu − Gjithcka qe eshte e mire ka fund
Korab Jetishi − Kamarjerja
3. Video Spoti me i mire ne konkurrencen e Femrave (Best Female)
Elvana Gjata − Nuk jane me
Malda Susuri − Vetem Shko
Hana Cakuli − Simbol
Jehona Sopi − Marramendja
4. Video Spoti me i mire ne konkurrencen e Grupeve (Best Group)
Troja − Amaneti i Clownit
Tingulli i 3nt ft. Soni − Me merr
Kaos − Ktu jom
NRG Band − Urgjentisht
5. Video Spoti me i mire ne konkurrencen Best New Artist
Shpat Deda − Enderoj
Rron KRZ − Celsi
Aferdita Dreshaj − Nese je burre
Rron Rexhi − Zoti eshte i madh
6. Video Spoti me i mire i zhanrit i Pop Folk (Best Pop Folk)
Mihrije Braha − Ti nuk je shtepija ime
Sinani ft. Nora − Pa fat
Gili − Keq e me keq
Big Mama − E ku rafsha mos u vrafsha
7. Video Spoti mei mire i zhanrit POP (Best Pop)
Elvana Gjata − Vetes
Hana Cakuli − Simbol
Jehona Sopi − Marramendja
Adelina Tahiri − Vuaj
8. Video Spoti me i mire i zhanrit Rap Hip-Hop (Best Hip Hop)
Da Ghost − Kceni kr8
Dj. Blunt ft.Real 1 & Mc Kresha − Classy
Tingulli i 3nt & Soni − Me merr
Kaos − Ktu jom
9. Video Spoti me i mire i zhanrit Rock (Best Rock)
Troja − Amaneti i Clownit
Alban Skenderaj − Larg dhe Afer
Fatos Kryeziu − Gjithcka qe eshte e mire ka fund
Gremzat − Hapat
10. Video Spoti me i mire ne konkurrencen RnB (Best RnB)
NRG Band − Nina
Blero ft Skillz, Kaos, Mc Kresha, Lyrical Son, F-Kay − La vida Loca (Remix)
Capital T ft. 2 PO 2 & Duffy − Shume Nalt
Nora Istrefi − Another world
11. Video Spoti me Regjine me te mire (Best Director)
Da Ghost − Kceni Kr8
Shpat Deda − A thu?
Elvana Gjata − Nuk jane me
Malda Susuri − Vetem shko
12. Video Spoti me Montazhin me te mire (Best Montage)
Albi Nako − Dashurise
Elvana Gjata − Nuk jane me
Shpat Deda − A thu?
Skillz − Wuuu, ca po shoh
13. Video Spoti me Postproduksionin me te mire (Best PostProduction)
Da Ghost − Kceni Kr8
Elvana Gjata − Nuk jane me
Blero ft Skillz, Kaos, Mc Kresha, Lyrical Son, F-Kay− La Vida Loca (Remix)
Malda Susuri − Vetem Shko
14. Video Spoti me kameren me te mire (Best Camera)
Troja − Amaneti i Clownit
Alban Skenderaj − Larg dhe afer
Hana Cakuli − Simbol
Aferdita Dreshaj − Nese je burre
15. Video Spoti me Styling me te mire (Best Styling)
Hana Cakuli − Simbol
Jehona Sopi − Marramendja
Gili − O sa budalle
Mihrije Braha − Ti nuk je shtepija ime
16. Video Spoti me Performancen me te mire (Best Performance)
Alban Skenderaj − Larg dhe afer
Albi Nako − Dashurise
NRG Band − Urgjentisht
Genta Ismajli − Nje here ne vit
Sponsor gjeneral per Video Festin Muzikor 2009 eshte Dukagjini Group.
Sponsor tjere:
Kompania e Sigurimeve Dukagjini,
Birra e Pejes,
D3 Mobile,
ProCredit Bank
EBC Company dhe
Techno Market
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Spektakli do te mbahet me 11 maj 2009 dhe do te transmetohet nga KTV. Ndersa kete vit pervec cmimeve te lartepermendura do te jepet edhe Cmimi i Publikut permes televotimit!

Bukuroshja Liridona Miftari ka triumfuar ne spektaklin e bukurise "Miss Shqiptarja ne Evrope 2009", i cili mbahet ne Zvicer, njofton e perditshmja "Zeri". Liridona, e cila eshte nga Gadimja ndersa jeton ne Zvicer, eshte shpallur fituese ne konkurrencen e ngushte prej 14 vajzave shqiptare, te cilat jetojne ne vende te ndryshme te Evropes.
“Edhe ky titull bukurie eshte ne vazhdimesi te shume titujve te cilet i kam fituar deri me tani ne rangje te ndryshme. Pra, une jam perkushtuar ne kete fushe, por duke mos i lene anash as sfilatat e modes dhe top modelet”, eshte shprehur Liridona. /zeri/telegrafi/21.04.09/
Endrra e Liridones ka qene gjithmone te konkuroj per Miss. Ne moshen 15 vjecare konkuron per "Miss Kosovarja 2007" ku dhe u shperblye me cmimin Shoqeruesja e dyte, pastaj u ftua tek spektakli "Miss Kosovarja 2007 ne Diaspore" dhe aty fiton vendin e pare. Pas ketij spektakli Liridona fitoi te drejten te perfaqesoje Diasporen tek "Miss Albania 2007", spektakel qe u mbajt ne Tirane nen organizimin e Vera Grabockes. Ne ate spektakel moren pjese 30 konkurente nga vende te ndryshme, kurse Liridona Miftari u shperblye si Shoqeruesja e dyte e "Miss Albania 2007".

Dafina qe po thur kuroren e lavdise!
Kengetarja e re dhe e talentuar, Dafina Zeqiri, po arrin suksese ne shume fronte, qofte ne muzike, vallezim, por edhe ne modelizem. Ajo, qysh tashti po ia thure vetes kuroren e lavdise. Me sharmin dhe vullnetin e celniket, ajo qysh ne fillim te karrieres artistike, po deshmon se ne muziken tone po vjen nje ze i bukur dhe me perspektive te madhe.
Llapjanka ekstravagante dhe e bukur Dafine, karrieren e kishte filluar ne “Polifest 2007” me kengen “Rralle e permall”, kurse me vone ka qene ne “Gramafon entertainment”, te cilin e braktis me pas, duke vazhduar karrieren individualisht…Me kenget “Pa bese”, “Hello Amerika”, “Rralle e per mall”, e kenge te tjera, Dafina Zeqiri po deperton fuqishem ne estraden tone, duke fituar edhe shume cmime te rendesishme.
Dafina, pse ka ardhur kenga ‘”Pa bese”. Eshte nje zhgenjim yti ne dike, apo?
Thjeshte, keshtu eshte kenga, nuk jam e zhgenjyer ne askend.
Cka paraqet kenga per ju?
Kenga per mua eshte gjithcka, jeta ime eshte vet muzika dhe normalisht vallezimi,
Kujt ia dedikoni suksesin ne skene?
Se pari vetes dhe, normalisht mamit (ka qene edhe ajo dikur kengetare).
A i kushtoni kujdes dukjes dhe veshjes?
Normal qe i kushtoj shume vetes per dukjes dhe veshjes sime, se pari si femer dhe pastaj si kengetare.
Po per grimin kush kujdeset?
Per dukjen time (grimin) kujdesem vet, por ndonjehere, ne raste te vecanta, perkujdesen grimere te ndryshme.
Sa po arrini ta percillni trendin boteror?
Mundohem sa me shume t’i percjelli trendet boteror, kete e vleresojne edhe adhuruesit e mi.
Cili ka qene harxhimi i fundit dhe me i madh per veshje?
Kepucet e mija (gladiator shoes) te cilat kane qene mjafte te shtrenjta.
Jeni shume e angazhuar, a keni kohe te lire dhe si e kaloni ate?
Gjej kohe te lire dhe ate ia perkushtoj familjes sime ne Suedi dhe ne Kosove. Po ashtu, nje pjese te kohes ia perkushtoj edhe shoqerise sime.
A po troket dikush ne porten tende te dashurise?
Kam deshire ta kem jeten time private.
A keni ne plan ndonje videoklip te ri?
Po, se shpejti do ta kem nje videoklip te ri te cilin do ta realizoj produksioni “Pulla”.
Cila eshte brenga juaj e perditshme?
Brenga ime e vetme eshte qe ta kem familjen time me afer vetes.
Sa e pelqen jeten e nates?
E pelqej vetem ne raste te vecanta me shoqerine time.
Cila eshte ajo qe me se shumti e vleresoni tek vetja?
Karakteri.
Jeni ne fazen me te mire krijuese. Cka presim ne nje te ardhme te afert?
Me shume suksese...
Cfare muzike degjoni per qejfin tuaj?
RnB - hip-hop
Cfare e ben te lumtur dhe cfare e nervozon Dafinen?
Njerezit qe i kam perreth me bejne te lumtur, ndersa gjerat qe me bejne nervoz jane shume te pakta.
A keni enderruar te beheni VIP nje dite?
Kur kam qene e vogel kam enderruar te jem nje Vip boteror, sikurse secili krijues tjeter.
Kush e perben familjen tende?
Jane mami dhe dy motrat e mia qe i dua shume.
Udhetoni vetem apo me dikend?
Gjithmone me dikend, por vizitat ne Suedi, te familja ime, i bej vetem.
A jeni xheloze?
Aspak.
I ke realizuar deshirat?
Po , besoj qe deri me tani i kam realizuar deshirat e mia, por ende jo te gjitha!
Si duket nje dite e juaja?
Normal, si e gjithe te tjereve, por edhe kam pune me muzike ne studio (incizime, etj).
Porosia juaj per te rejat tona?
Shkoni mbas endrrave tuaja (Follow ur dreams)
Blerim Destani ne Videolipin e Ri te Soni Malaj
Blerim Destani ne Videolipin e Ri te Soni Malaj


Soni Malaj: Kete jave do te shihni surprizen time
‘Shpirti binjak’ ben Sonin te bashkepunoje me Blerim Destanin
Ne qershor, albumi i katert i kengetares
Shume e thjeshte, por e bukur dhe me dinamizem. Kjo eshte Soni Malaj qe do te ndiqni ne klipin e saj me te fundit, kushtuar kenges ‘Shpirti binjak’, fituese e cmimit te dyte ne ‘KengaMagjike’. Nje kenge qe vete kengetarja e ka shume per zemer dhe qe i solli sukses shume te madh. Ka qene nje pune e madhe e realizuar ne bashkepunim me aktorin e njohur Blerim Destani, i kthyer nga xhirimet ne Hollivud, posacerisht nga ftesa qe ka marre nga Soni per te qene pjesemarres ne klipin e saj. Shume koncerte, teper angazhime profesionale si dhe nje album qe pritet te dale nga studiot e incizimit jo larg, por ne qershor.
Shpirti Binjak’ me nje klip. Si po shkojne pergatitjet?
Tashme klipi ka perfunduar xhirimet dhe per pak do te jete gati. Isha me xhirime rreth 10 dite me pare. Eshte klipi i pare qe xhirimet me zgjasin dy dite dhe kjo per arsyen se historia ishte me komplekse. Nese klipet e tjera i kam perfunduar pergjate nje dite te tere por te lodhshme xhirimesh, kete here puna eshte ndare ne dy pjese. Keshtu e vendosa me regjisorin tim Alexander.
Cfare ka ndryshe ky klip, perderisa dhe puna eshte ndare ne dy pjese?
Eshte nje klip qe ka dashur shume pune. Personazhi i mashkullit nuk eshte thjesht nje figurant, por behet fjale per aktorin e mirenjohur Blerim Destani. Te dy rolet, si per mua si per ate jane te rendesishem. Donim qe puna te behej mire dhe ngadale, per te nxjerre dicka vertet te vecante. Xhirimet kishin brenda aktrim emocional dhe interpretim nga ana e te dyve. Dua t’i dhuroj publikut nje klip me histori te bukur. Skenari ishte ai qe na mori me teper kohe, derisa u zgjodh alternativa me e mire.
Si u realizua bashkepunimi me aktorin Destani?
Behet fjale per nje aktor shume te mire, qe te gjithe e kane per zemer. Blerimi ishte me xhirime ne Hollivud. Ai pranoi me kenaqesi te ishte pjese e klipit duke pranuar keshtu ftesen time. Per mua, te punosh me nje aktor te ketij niveli, eshte nje kenaqesi. Blerimi ben pjese ne kinematografine boterore. Po kthehej nga xhirimet e nje filmi qe pritet te kete sukses te madh dhe me pas do te shkonte ne Spanje.
Soni aktore. Si je ndjere gjate interpretimit?
Ne fakt ne kete klip kishte te bente mjaft interpretimi. Une kam dicka, qe gjate xhirimeve e marr me te qeshur ose me saktesisht, tregohem e qeshur. Kur pashe Blerimin qe punonte me aq perkushtim dhe seriozitet i thashe vetes: OK Soni, perqendrohu dhe jep maksimumin. Sic dihet, fabula ben fjale per me shume se nje histori dashurie. Ngjarjet jane shume te thjeshta por detajet jane fantastike. Cfaredo qe te ndodhe mes nje cifti, kur dy njerez duhen, do ia dalin mbane per gjithcka. Klipi ka dhe pak tragjedi brenda si dhe situata qe kthehen mbrapsht. Ishte shume pune e lodhshme, por mendoj se kemi realizuar dicka te mire.
Ku eshte realizuar klipi dhe kur del per publikun?
Eshte realizuar i gjithi ne Shkup dhe per rreth nje jave ai do te jete gati per t’u pare nga publiku.
Nuk ke bere shume ndryshime ne imazh. Ke mbetur tek natyralja nga sa shihet edhe nga fotot, apo jo...?
Eshte e vertete. Nuk kam perdorur shume make-up. Mund te them qe jam mjaftuar vetem me nje penel. Jane tiparet e mia pa shume grimim. Floket i kam te kapura me nje lloj gersheti, ne disa skena, ndersa ne disa te tjera i kam ‘te shpupuritura’, sic rri ne shtepi. Jam thjesht me nje shkelqyes, robdeshan dhe corapet perkatese.
Je shprehur se ‘Shpirti binjak’ eshte nje kenge shume e dashur per ty. Pse?
Po, eshte vertet shume e dashur sepse eshte e bukur. Falenderoj pa mase Pirro Cakon dhe Enis Presheven qe realizuan kete kenge. Pirro shkruajti nje muzike shume te bukur, beri gjithe brumin, ndersa si te thuash, garniturat ne fund i vendosi Enis Presheva. E dua shume kete kenge, muzikalitetin e saj.
Po pergatitesh per album te ri?
Kjo eshte nje nder periudhat me te mira te karrieres sime. Po punoj per albumin tim te katert. Eshte realizuar 80% e punes. Po e pergatis kete album me shume dashuri. Une nuk nxjerr albume shpesh, por nje here ne dy vite e gjysme, keshtu qe punoj ngadale dhe me perkushtim.
Sa kenge do te permbaje dhe cilet jane autoret?
Jane 13 kenge ne te cilat do te bejne pjese edhe kenget e mia ne versionin ‘karaoke’, instrumentale qe njerezit t’i marrin dhe t’i kendojne lirisht. Albumi del ne qershor dhe me mua kane bashkepunuar Pirro Cako, Enis Presheva, Flori Mumajesi, Edi Balili, me te cilin kam nje kenge shume te bukur folk.
Si do te titullohet?
Dua t’i gjej nje emer te bukur. E kam dicka ne mendje, por ende nuk kam vendosur.
Ke menduar per promovimin?
Do te behet ne Kosove. Madje kam shkuar dhe kam zgjedhur edhe sallen. Promovimi im i pare ka qene ne Kosove dhe pas shume viteve, do te doja te rikthehesha.
Cili do te jete klipi qe do te pasoje ‘Shpirtin binjak’?
Ne fakt po pergatis edhe dicka tjeter. Nje kenge shume ritmike qe une e pelqej vertet shume. Nje kompozim i Florian Mumajesit dhe tekst te Big Bastes. Nje kenge verore, e cila do te realizohet shume shpejt, do te realizohet ketu ne Shqiperi. Do te sjelle shume alegri. Do t’i rikthehem me kete rast koreografise, pasi kam pak kohe qe jam shkeputur nga klipet me kercim.
Yllka Gashi: Adoleshenca ime

Gjithmone shembullore!
”Si nxenese shembullore qe kam qene, me kane terhequr shume shkencat natyrore, kam qene gjithmone e shkelqyeshme ne matematike. Prandaj shpesh kam menduar qe kur te “rritem” do te merrem me ndonje profesion tjeter,” ka thene Yllka
Yllka Gashi, tani aktore ne serine “Familja moderne”, kur ishte vajze e re ishte e dhene pas mesimit. Ka qene nje nxenese e shkelqyeshme, e interesuar per te mesuar cdo gje. Si adoleshente nuk ka menduar ne profesionin qe e zoteron sot, ndonese ka pasur prirje per shkenca shoqerore. Yllka gjate adoleshences se saj ka perjetuar edhe kohen e luftes, te cilen e ka kaluar me mjaft veshtiresi. Momentet me te veshtira ajo i kujton kur shqiptaret u debuan nga shtepite, ndersa moment me te lumtur per te ka qene kthimi pas perfundimit te luftes ne shtepine e saj. Me shume rreth adoleshences se saj, Yllka Gashi flet per “Kosoven Sot”.
ME SHUME SHOKE SE SHOQE
“Kosova Sot”: Si e kujtoni kohen kur keni qene adoleshente?
Yllka Gashi: Tash me qeshet me shume gjera qe kam mundur t’i bej apo t’i mendoj ne ate kohe. Kohen e adoleshences e kujtoj si faze shume te mire ne jeten time, kur kam filluar te formoj personalitetin tim, bindjet e mia si dhe te formoj rrethin dhe shoqerine time.
“Kosova Sot”: Sa jeni shoqeruar dhe me cilen shoqe apo shok keni qendruar me shume?
Yllka Gashi: Une ndjehem me shume fat qe kam tri motra me te medha se une, te cilat gjithmone i kam pasur shoqet me te mira. Megjithate, gjate adoleshences jam shoqeruar me shume njerez te moshave dhe te profileve te ndryshme. Si ne femijeri po ashtu edhe gjate adoleshences me shume kam pasur shoke sesa shoqe.
“Kosova Sot”: C’nxenese keni qene?
Yllka Gashi: Kam qene nxenese e shkelqyeshme. Isha shembullore, notat i kam pasur te gjitha pesa. Gjithmone shembullore!
“Kosova Sot”: Atebote, ku e keni kaluar kohen e lire?
Yllka Gashi: Adoleshenca ime dhe e gjenerates sime ka kaluar neper nje faze kur Kosova ishte nen presion te tmerrshem politik te Serbise, kur prinderit tane ishin larguar me dhune nga vendet e tyre te punes dhe kushtet ekonomike ishin shume te veshtira. Prandaj, kohen e lire kryesisht e kam kaluar ne shtepi duke lexuar, sepse atehere interneti dhe keto perparesite e kohes se sotme per ne nuk ekzistonin. Me kujtohen ndejat qe u benin neper shtepi te shokeve te mi, te cilat ishin jashtezakonisht te hareshme dhe te paharruara per mua!
“Kosova Sot”: Ku i keni kaluar pushimet?
Yllka Gashi: Hahaha. Ne Ulqin!
“Kosova Sot”: Me cfare problemesh jeni ballafaquar ne ate moshe?
Yllka Gashi: Ballafaqoheshim me shkollat e ndara, pastaj me shkollat “shtepi” si dhe me atmosferen e luftes qe arrinte gradualisht.
RIKTHIMI NE SHTEPI,MOMENTI ME I LUMTUR
“Kosova Sot”: A keni menduar ne karrieren te cilen e keni arritur sot?
Yllka Gashi: Jo edhe aq. Si nxenese shembullore qe kam qene me kane terhequr shume shkencat natyrore, kam qene gjithmone e shkelqyeshme ne matematike. Prandaj shpesh kam menduar qe kur te “rritem” do te merrem me ndonje profesion tjeter.
“Kosova Sot”: Cili ka qene momenti me i lumtur dhe me i hidhur qe e rikujtoni?
Yllka Gashi: Kam perjetuar kohen e luftes. Pra, momenti me i hidhur ishte fillimi i luftes dhe tmerri i te qenit “mysafir ne shtepine tende”. Ndersa momenti me i lumtur ishte kthimi nga “refugjatlleku” ne shtepi, ne Kosoven e lire!
“Kosova Sot”: Cfare keshille do t’u kishe dhene adoleshenteve tane?
Yllka Gashi: Kenaquni sa me shume. Jetoni keto dite me shume dashuri e perkushtim, sepse nuk do te kthehen me!
DALLIMET
“Kosova Sot”: Cilat jane dallimet e adoleshences se atehershme me ate qe e kane sot te rinjte tane?
Yllka Gashi: Ka mjaft dallime. Por, ndoshta jo shume drastike. Te rinjte sot kane me shume perparesi ne fusha te ndryshme, jane me te lire, kane me shume mundesi te zgjedhjes se shkollimit etj. Megjithate, me vjen shume keq qe fatkeqesisht ende nuk jane mundesite me te mira per ta shijuar kenaqesine e te qenit adoleshent ne Kosove. Duhet ende shume pune per te arritur ate qe te rinjte e tjere te Evropes e kane.

Blerim Gjoci Flet Per Vetura
Interviste me aktorin Blerim Gjoci
Ia ka shkelur deri 280 km/h
Blerim Gjoci eshte nder aktoret me te mire qe ka Kosova aktualisht. Ai ka aktruar ne disa filma te huaj, te cilet e ben edhe aktor te njohur nderkombetarisht. Kesaj radhe Gjoci flet per pervojen e tij me veturat
Ne kete interviste do te mesoni shumecka qe nuk keni ditur per Blerim Gjocin si ngases. Qe ne fillim, ai shpalos vendin e tij te preferuar per vozitje, Zvicren. “Ne Zvicer e kam pershtypjen se nuk te nevojitet as gjuha dhe as njohurite e medha mbi trafikun. Aq mire e kane te rregulluar sinjalizimin, saqe eshte shume e veshtire te gabosh”, thote Gjoci.
“Kosova Sot”: Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?
Blerim Gjoci: Ne femijerine time kam qene shume i dhene pas nje veture te nje xhaxhait tim. Vetura ka qene e tipit “Ford Taunus”, qe sigurisht do te me kishte pelqyer edhe sot e kesaj dite. Ne fakt, shpeshhere hulumtoj per nje veture te tille, per ceshtje krejt sentimentale dhe po ta gjeja ndonje ne gjendje te mire do ta blija patjeter.
“Kosova Sot”: Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veturen?
Blerim Gjoci: Qysh heret ne jete me kane interesuar, edhe pse ne fillim me shume i kam dashur kamionet, sepse babai im voziste kamion dhe mua me dukeshin kamionet me superiore sesa veturat.
“Kosova Sot”: Por, kontakti i pare me timonin?
Blerim Gjoci: Me duket se kam qene diku 14-vjecar kur kam marre veturen e xhaxhait “Opel Ascona”, dhe kam dale per nje xhiro, por nuk kam pasur guximin te dal me larg se rreth lagjes, mirepo me kujtohet se ne ato momente kam menduar se ky eshte kulmi i lumturise.
“Kosova Sot”: A keni patente shofer?
Blerim Gjoci: Patjeter qe kam, tashme 15 vjet.
“Kosova Sot”: Per momentin cfare veture vozisni?
Blerim Gjoci: “BMW.“
“Kosova Sot”: Cfare veture do te donit te vozisni?
Blerim Gjoci: “Ferrari F430.”
“Kosova Sot”: Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
Blerim Gjoci: Hahaha, po. E kam pasur nje “Golf 2”, me nje motor te cmendur me mbi 180 kuaj fuqi dhe me peshen qe ka G2 vetem 900 kg. I shpejte, fluturonte, por suspenzionin e ka pasur sport dhe kur godisja gropat thuajse cahej pergjysme. Ne ate kohe ishte i popullarizuar filmi “Gone in 60 seconds”, vetura ime kishte teket e vetures ne filmin e lartpermendur, kur rrinte ne vend pa e prekur gazin, i ngitej dhe ulej gazi vetvetiu, ishte motor i parehatshem, andaj edhe e quaja Elenor, si vetura “Mustang” ne film.
“Kosova Sot”: Cilin nga ngasesit boterore te veturave preferoni?
Blerim Gjoci: Mendoj se ende do te mbetet Mihael Shumaher.
“Kosova Sot”: A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit dhe ne cilin vend keni vozitur?
Blerim Gjoci: Ndodh shpesh, kam vozitur pothuaj gjithkund ku kam qene. Edhe ne Amerike, edhe ne Evrope.
“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
Blerim Gjoci: Me me rrezik vozitja, konsideroj se eshte ne Shqiperi, ndersa me se lehti e kam pasur gjithmone ne Zvicer. Ne Zvicer e kam pershtypjen se nuk te nevojitet as gjuha dhe as njohuri te medha mbi trafikun, aq mire e kane te rregulluar sinjalizimin, saqe eshte shume e veshtire te gabosh.
“Kosova Sot”: Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
Blerim Gjoci: Me duket ka qene rreth 280 km/h, dhe kjo ka ndodhur ne France. Mos i tregoni askujt, haha.
“Kosova Sot”: Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
Blerim Gjoci: Kryesisht mosrespektimi i rregullave, por dy gjera me bejne pakez me nervoz. Kur shoferet nuk vozisin brenda korsise se vet dhe pastaj merr kthesen thuajse ka rimorkio ngjitur mbrapa dhe kur ne rruget e pakta qe kemi me dy korsi, ecin ngadale dhe vazhdojne te vozisin ne anen e majte, kur ana e djathte eshte e destinuar per ecje me te ngadalte, u ben me drita, me sinjalizime te tjera dhe nuk levizin, detyrohesh t’i tejkalosh nga ana e majte.
“Kosova Sot”: A keni shpesh probleme me trafik dhe sa ju ndihmon fama ne trafik?
Blerim Gjoci: Nuk kam shume probleme, por kur kam i kam te dyja ekstremet, nganjehere policet tregohen te mirekuptueshem dhe ma falin, por nganjehere pikerisht per shkak te asaj ndodh e kunderta. Por, ne pergjithesi perpiqem te mos kem nevoje te bie ne te tilla pozita.
Babai ishte frymezim per mua
“Fillimin e karrieres sime e kam nisur ne nje kohe mjaft te veshtire, kur kemi qene nen okupimin serb. Jetonim ne kushte mjaft te renda ekonomike dhe per t’u marre me kenge ka qene mjaft veshtir, sepse nuk kishim kushte, mjete muzikore, etj.”, shprehet Afrimi

Big Mama mohon te kete te dashur
Ngaterresat me adhurues
“Kam degjuar per veten time kinse paskam bere te dashur pikerisht ne ditelindjen time, duke e publikuar nje foto time me nje djalosh nga Shkupi, te cilin e kam vetem adhurues dhe asgje me shume. E verteta eshte se ne mes nesh nuk ka pasur dhe nuk ka dashuri”, ka thene Bigi

Genta Ismajli, Top Lista Personale, Relax "RTV21"
Emisioni "Relax" ka filluar nje rubrike te re ku fytyrat publike zgjedhin dhe prezentojne para publikut 5 gjerat me te rendesishme apo te vecanta per ta, njefar lloj Top Liste Personale. Autore e kesaj rubrike eshte Edita Tahiri - Rama dhe ne episodin e pare qe u transmetua kete te diel, mori pjese kengetarja Genta Ismajli. Ajo shpalosi 5 gjerat e saja me te rendesishme per te si vijon, pozita 1 duke qene me e rendesishmja:1. Familja
2. Cmimi i Pare ne "Kenga Magjike 2005"
3. "Xhingla Mingla" (e Gentes) dhe fustani nga videoklipi i pare "Dridhem"
4. Letrat e fansave
5. Portreti i Gentes pikturuar nga adhuruesja Arta Rexhepi
Adelina Berisha Vizuelizon "Merre Kete Shpirt
Adelina Berisha me videoklip te ri
“Merre kete shpirt” eshte singelli, te cilin e ka vizuelizuar dite me pare kengetarja e re, Adelina Berisha. Ajo ka thene se ka vendosur qe ta realizoj kete videoklip per shkak se kenga eshte duke u pelqyer.Per singellin “Merre kete shpirt” Adelina ka bashkepunuar me tekst-shkruesin Avni Qahili dhe kompozitorin Virusi. Zhanrin e kenges “Merre kete shpirt” Adelina e perkufizon ne kete menyre (shiko videon me poshte). Tutje, Adelina, ka thene se ne disa pjese te klipit ka dashur te tregohet luftarake, duke u fokusuar tek kjo pjese e klipit, ku sipas kengetares, zhveshja e saj nuk eshte e tepruar.Pervec videoprojektit muzikor “Merre kete shpirt”, Adelina Berisha, ka bere te ditur se eshte duke punuar rreth realizimit te albumit te saj te pare.
Intervista Express Live, KTV
Kosovare Hasi Gjurmeve te Babit
KENGA ME E REKosovare Hasi: "Zjarr ne mes nesh"
Kengetarja e re ne skenen tone muzikore, Kosovare Hasi, ka shume vizione per te ardhmen, ndonese kenga eshte profesioni i saj qe e pelqen me se shumti. Dite me pare ajo promovoi kengen me te re, te titulluar “Zjarrë n'mes nesh” (kliko per ta shiquar). Tekstin e kenges e ka bere Ilir Shaqiri, ndersa eshte kompozuar nga Korab Shaqiri. Kosovarja ndjehet e lumtur me lansimin e kenges dhe thote se ka shume vullnet per te punuar me kenge te reja. “Ndjehem e lumtur qe arrita ta lansoje nje kenge te mire, te cilen besoj se publiku eshte duke e pelqyer. Une parapelqej qe kenget e mia te jene origjinale, te kene vlera dhe te adhurohen ne opinion,” shprehet ajo per “Kosoven Sot”. Kosovarja premton se edhe ne te ardhmen do te realizoje kenge qe do te kene vlera. Ajo do te nise punen edhe per kenge te tjera, e ne te ardhmen edhe nje album. “Nuk mund te caktoj nje afat kohor se kur do te realizoj albumin tim, por shpresoj se do te realizoj sa me shpejt te jete e mundur,” thote ajo. Planet e saj jane te shumta per te ardhmen, por shpreson qe gradualisht te arrije dhe t’i realizoje. /k.bajrami/kosova sot/10.04.09/
Videoja e promovimit te klipit, "Zhurma Show" Zico TV
VIP-at Kosovare dhe Facebook-u
Te famshmit kosovare dhe facebook-u
He, he... derisa Zajmina ia kushtoi nje kenge te plote ketij fenomeni me titull "Facebook", tashme eshte bere e pamendueshme qe nje VIP te mos kete edhe nje Facebook te vetin. Por ja zbuluam se disa nuk kane facebook ende dhe as qe kane kohe te mirren me te. Per te mesuar me shume se sa perdoret facebooku nga vipat kosovare dhe a eshte nje i tille i domosdoshem apo jo, ndiqni nje reportazhe te realizuar nga "Express Live" KTV, transmetuar sot me 9 prill.
Interviste me kengetarin Bajram Bylykbashi - B. B. Poqi
Rokeri flet per pervojen me vetura
Bajram Bylykbashi nga te gjithe njihet si B. B Poqi. Eshte roker shume i njohur ne Kosove dhe njihet edhe ne shume vende te tjera jashte Kosoves. B. B Poqi kesaj radhe flet per pervojen e tij qe ka me veturat. Nuk eshte adhurues i ndonje shpejtesie te madhe. Thote se eshte shume i kujdesshem ne trafik dhe mundohet te mos krijoje probleme. Eshte shume i gezuar qe pas sa vjetesh Kosova do te lidhet me Shqiperine me nje autostrade moderne dhe do ta harrojme rrugen e tmerrshme te Kukesit.
“Kosova Sot”: Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?
B. B. Poqi: Pa dyshim se femijeria eshte koha me e mire e nje njeriu dhe s’ka se si te mos me kujtohen castet me te mira. Nga femijeria ime me kujtohet veturat e tipit “Fiat 1300” qe ne ate kohe ka qene veture shume e popullarizuar. Te kishe nje nga ato vetura vertet ishte luks, po flas per vitet e 80-ta.
“Kosova Sot”: Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veturen?
B.B. Poqi: Ne pergjithesi, nuk kam qene shume i interesuar per veturat. Interesimi im per veturat nis shume vone. Interesimi im me serioz per vetura ka filluar pasi e kam perfunduar shkollen e mesme. Kjo tregon qarte se nuk kam qene shume i dhene pas veturave.
“Kosova Sot”: Po kontakti i pare me timonin kur ka qene?
B. B. Poqi: Mbase dikush mund te qeshe, por kontakti im i pare me timonin ka qene ne moshen 23- vjecare.
“Kosova Sot”: Per momentin, cfare veture vozisni?
B. B. Poqi: Jam duke vozitur nje veture te vogel e simpatike “WV Polo1”, me benzine.
“Kosova Sot”: Cfare veture do te donit te vozisni?
B. B. Poqi: Normalisht se do te doja nje veture te re e te mire. Me pelqejne veturat e tipit me te ri te “Audise”.
“Kosova Sot”: Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
B. B. Poqi: Para kesaj veture qe kam tani kisha nje “Audi 80”, sportiv, i cili ka qene shume i mire dhe me kujtime shume te mira e interesante.
“Kosova Sot”: Cilin nga ngasesit boterore te veturave preferoni?
B. B. Poqi: Natyrisht se me pelqen Shumaher, i cili njihet si legjende e Formula 1.
“Kosova Sot”: A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit dhe ne cilin vend keni vozitur?
B. B. Poqi: Rralle vozis jashte Kosoves, por me se shumti kam vozitur ne Maqedoni dhe ne Shqiperi.
“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
B. B. Poqi: Me te pershtatshme jane rruget e Maqedonise, kurse koheve te fundit ne Kosove ka filluar dukshem te permiresohet infrastruktura rrugore. Nderkaq, rruget e Shqiperise jane shume te rrezikshme, sidomos rruga nga Kukesi, e cila rruge ne te ardhmen e afert do te jete nje histori e hidhur me perfundimin e super autostrades Durres -Kukes.
“Kosova Sot”: Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
B. B. Poqi: Nuk jam adhurues i shpejtesise se madhe, ndaj kam vozitur deri 160 km/h.
“Kosova Sot”: Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
B. B. Poqi: Nervozizmin e tepruar dhe shume here shpejtesia e patoleruar.
“Kosova Sot”: A keni shpesh probleme me trafik dhe sa ju ndihmon fama?
B. B. Poqi: Kryesisht nuk kam probleme. Fama ndikon pozitivisht. Njerezit qe me njohin me japin perparesi ne shenje respekti, gje qe e cmoj shume. Natyrisht, edhe une veproj njesoj ne shume raste.
Besforti thyen rekorde ne YouTube

Si po ia arrin te gjitha ato klipe per t’i postuar?
Natyrisht se nuk eshte lehte t’i postosh per disa muaj rreth 1000 video, por qe fale vullnetit tim dhe pasionit qe kam per video, po ia arrij.
Kemi pare shume video private nga jeta e Estrades aty ne faqen tuaj, nga te gjitha ato materiale?
Po aty ne faqen time ne rubriken "Ops…" keni mundesi t’i shihni prapaskenat me estraden shqiptare, te cilat xhirime i kam bere gjate bashkepunimit tim me shumicen e VIP-ave shqiptare dhe te cilat i kam ruajtur me nje xhelozi te madhe dhe te cilat as personazhet qe marrin pjese ne te nuk i kane pare kurre. Natyrisht se, ato qe i kam te postuar, jane vetem nje pjese dhe sa te me premton koha me siguri se do te postoj edhe shume video te reja nga prapaskenat e artisteve.
A mendoni se pas editimit te atyre videove si ekskluzive do te keni telashe me estrade?
Nuk besoj, pasi qe ata e kane kryer detyren e tyre ne skene e une timen prapaskene!
Kur do ta permbyllni me postimin e videove?
Ufff, tek asht fillimi im dhe deri me tani kam postuar vetem diku 10% te materialeve qe posedoj ne arkivin tim. Natyrisht se kam nje arkiv qe mund te krenohen edhe televizionet tjera dhe te cilat i kam ruajtur qe nga viti 1984 e kendej…
Sa ore ne dite i kushtoni ketij pasioni?
Per momentin, deri sa kur nuk kam xhirime zyrtare i perkushtohem shume ketij hobi dhe per momentin jam online deri ne 18 ore ne dite. Kam deshire qe te jem Nr. 1, jo vetem ne mesin e shqiptareve, por edhe ne bote! /vip press/
Besforti dhe Estrada
Zanfina Ismajli, e Pasionuar Pas Shtazeve Shtepiake
Zanfina Ismajli, Intervista ne Express Live, KTV, 06.04.09Zanfina eshte shprehur per emisionin "Express Live" te KTVs se qysh nga femijeria ka qene adhuruese e flaket e shtazeve shtepiake, sidomos qenve. Ajo tani ka dy qene dhe nje mace qe i quan "treshi persheshi". Ndersa ka nostalgji te vecante per Aksin, qenin e pare me te cilin ajo kishte kaluar se bashku plot 12 vjet. Per "Kohen e Aksit" dhe cka ndodhi me pastaj, rrefen Zanfina vet. Ndiq videon!
Zana Krasniqi ne Miss Universe Kosova 2009
Zana Krasniqi dhe prezantimi i saj ne "Miss Universe"Zana Krasniqi, si "Miss Universe Kosova 2008" ka prezantuar denjesisht Kosoven ne spektaklin e vjetshem nderkombetar "Miss Universe 2008" qe u mbajt ne Vietnam, ku shenoi nje sukses te vecante duke hyre ne top dhjeteshen e me te bukurave ne bote. Zana ishte prezente ne spektaklin e bukurise qe u mbajt te shtunden, me 4 prill, ne Prishtine, ku juria profesionale zgjodhi bukuroshen Marigona Dragusha si "Miss Universe Kosova 2009", e cila do te perfaqesoje Kosoven ne "Miss Universe 2009" qe do te mbahet kete vere ne Bahama. Pasi u shfaq videoja e prezentimit zyrtar te Zanes qe eshte bere ne Vietnam, Labi si moderator, ben nje bisede te shkurter ne skene me Zanen. Ju ftoj ta ndiqni me poshte!
Njomza Rozhaja, njera nga miset e Kosoves mund te shquhet per aristokracine e saj, bukurine e pertej mase, shquhet edhe per inteligjencen dhe modestine.
Tokrenda e bukurise nuk eshte e panjohur per boten, sikunder nuk eshte e panjohur as per boten shqiptare. Riti i saj vjen qe nga lashtesia, qe nga muzgjet e para te njerezimit e deri tek agu i mileniumit te ri. Bukurise, kesaj mbretereshe estetike, i faleshin e i falen gjithe brezat e gjithe gjenit njerezor.
Edhe ne mitologji, edhe ne lashtesi edhe ne mistike bukuria kishte fronin e saj, sic kishte dhe zotat qe administronin kete resor te privilegjuar ne hierarkine hyjnore. Bibla permban perlen poetike per syzezen - kengen e kengeve, rapsodi popullor shqiptar kendon bukurine e Tanushes, nje madone pa kundshembellim, liriku qiellor Lasgush Poradeci ne nje ekstaze delirante kengevaji a gjemekenge bubullon. Bukuri tmerresisht e dashur. E bukura e dheut qe hypi ne fronin e bukurise kosovare ishte edhe Njomza Rozhaja.
Njomza, edhe pse kane kaluar disa vjet, ende mbani fronin (moral) dhe simbolik te bukurise shqiptare. Cili eshte recepti?
Njomza: Hahahaha....faleminderit per kete vleresim qe ma keni bere, mund te them qe jam munduar ta mbaje epitetin e femres shqiptare.
Cka eshte bukuria per ju?
Njomza: Bukuria e jashtme ne njefare menyre e perfaqeson njeriun edhe perbrenda se cfare mund te jete.
A do te konkurronit serish, po te hapej nje konkurs bukurie ne Kosove?
Njomza: Po te isha ne moshen qe kam qene kur kam konkurruar per here te pare do te konkurroja prape.
A ia keni pare hajrin bukurise?
Njomza: Une mendoj qe bukurise njeriu, cdo here, nuk do te thote t’ia shohe hajrin, ndonjehere bukuria mund te jete edhe pengese, sepse te ne eshte krijuar nje pershtypje se nese ndonje femer eshte e bukur, ajo nuk eshte e mencur, e pastaj si ne fakultet ashtu edhe ne pune, te duhet te punosh shume per me e thyer ate tabu.
A keni provuar te merreni edhe me kenge, film, apo ndonje pasion tjeter?
Njomza: Me kenge dhe film nuk kam provuar te merrem, edhe pse kam pasur oferta nga produksione te ndryshme qe te merrem me muzike, por une nuk kam patur deshire (me ka fale Zoti bukurine, por jo edhe zerin). Nuk do te thote te jesh vetem e bukur, per t’u marre me muzike apo film.
Sot, femrat e shikojne mashkullin me shume ne koke, apo ne kembe?
Njomza: Une nuk kisha pas deshire as te mendoj qe vajzat e shikojne mashkullin per cfaredo arsye tjeter, e jo koken.
Cka iu kishte shtyre te konkurronit per Miss Kosova?
Njomza: Arsyeja qe une vendosa te konkurroja per miss, ishte se organizimi i missit behej per here te pare ne mbikeqyrje te Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve.
Keni patur pengesa apo cytje nga familja?
Njomza: Vellai im ishte kunder ketyre organizimeve, por Organizata te ciles iu dha e drejta per organizimin e “Miss Peja” bisedoi me vellain tim dhe arriten ta binden per nje organizim te mirefillte, pastaj mora pelqimin prej tij.
Shume njerez iu njohin vetem si miss, kurse cila eshte karriera juaj prapa skenes?
Njomza: Pasi qe kam fituar kuroren e me te bukures se Kosoves, kam filluar te merrem me modelim, kam pranuar ftesen nga Fadili dhe kam shkuar ne Amerike per fotografime. Kam bere fotografi per kataloge te ndryshem; i fundit ka qene per kompanine e mirenjohur JOVANI .
Keni deshire te merreni me politike. Nese po, pse, nese jo, pse?
Njomza: Jo, nuk kam deshire te merrem me politike, sepse gjithmone, edhe si e vogel, nuk e kam dashur politiken dhe ende vazhdoj ta kem ate mendim.
Cili eshte roli i femres sot ne Kosove?
Njomza: Mendoj qe roli i femres, sot ne Kosove, ka filluar me qene i barabarte me meshkujt, mirepo kjo varet edhe nga rrethi ku jeton dhe sa ai rreth sa e vlereson dhe respekton femren.
Thuhet se bukuria mund te gjitha sfidat, mund cdo veshtiresi?
Njomza: Eshte e vertete, mirepo nese bukurise i bashkengjitet edhe mencuria, se perndryshe jo.
Ndiheni me fat qe jeni e bukur?
Njomza: Sigurisht se po, edhe pse une se pari i falenderohem Zotit, e per te tjerat qe m’i ka dhuruar, nuk jane rezultat i bukurise.
Keni qene ndonjehere ne siklet?
Njomza: Po, me ka ndodhe shume here, sidomos ne pune. Puna ne banke kerkon pergjithesi te madhe.
Cili eshte casti me i lumtur dhe casti me i hidhur ne jete?
Njomza: Casti me i lumtur i jetes time eshte padyshim kur e kam lindur djalin tim Deonin. Kurse, caste te hidhura ka, po jo ndonje per ta vecuar.
A te ofron Prishtina kenaqesi dhe ngrohtesi shpirterore?
Njomza: Po, me ofron shume kenaqesi, sepse e kam burrin dhe djalin, por pa e anashkaluar asnjehere Pejen, sepse ne Peje e kam kaluar nje pjese te jetes time dhe atje kam prinderit qe me bejne te ndihem shume e pasur ne shpirt.
Punoni ne ProCredit Bank, nderkohe qe bashkeshorti juaj ne Interpress Compani. Pse nuk punoni ne firmen e bashkeshortit tuaj?
Njomza: E thashe edhe me lart, une jam percaktuar te punoje ne profesionin tim, si bankiere dhe e dua punen qe e beje.
A ka Kosova shume bukuroshe?
Njomza: Mendoj qe ne shqiptaret jemi race e bukur dhe ne Kosove ka shume femra te bukura.
Njomza Rozhaja, Miss Kosova 2002
Marigona Dragusha Fiton Kuroren "Miss Universe Kosova 2009"
Fitueset e Miss Kosova Univers 2009
Miss Interneti: Albulena Haliti
Miss Miqesia: Delvina Gashi
Miss Fotogjenia: Qendresa Hajrizi
Miss Percjellesja e Dyte: Maria
Miss Percjellesja e Pare: Dona
Miss Univers 2009: Marigona Dragusha, 18 vjecare nga Rozhaja
Marigona do te perfaqesoje Kosoven ne "Miss Universe 2009" ne Bahama.
Spektakli mbajtur ne Sheshin 21, Prishtine, me 04.04.2009, organizuar nga Art Motion - Fadil Berisha dhe RTV 21, me moderatore Labinot Gashi - LABI dhe Teuta Krasniqi.
Interviste me kengetaren Gili
“Kur U Ndame”, me e votuara ne “Top Fest 6”
“Eshte e vertete qe kenga “Kur U Ndame”, te cilen e kemi bashke duet me Enis Potokun, eshte vleresuar si kenga me e votuar. Nga 200 kenge jane zgjedhur gjashte dhe ne ato gjashte kenget me e votuara nga juria eshte kenga jone”, ka thene per “Kosova Sot” Gili.
Gili eshte njera nder kengetaret e estrades qe i buzeqesh fati neper festivale. Ajo se fundi eshte pjesemarrese ne festivalin tashme tradicional “Top Fest 6” dhe deri me tani eshte njera nga kenget me te votuara te festivalit. Gili ndjehet e kenaqur dhe per kete me shume flet per “Kosoven Sot”.
“Kosova Sot”: Jeni pjesemarrese ne “Top Fest 6”, kenga juaj deri me tani eshte me e votuara, si ndjeheni?
Gili: Eshte e vertete qe kenga “Kur u ndame”, te cilen e kemi kenduar ne duet me Enis Potokun, eshte vleresuar si kenga me e votuar. Nga 200 kenge jane zgjedhur gjashte dhe ne ato gjashte kenget me e votuara nga juria eshte kenga jone. Une ndjehem shume e kenaqur qe kenga jone po pelqehet ne publik.
Kenga po me sjell sukses
“Kosova Sot”: Gjate ketyre diteve keni nxjerre ne treg edhe videoklipin, i cili po transmetohet neper televizionet tona, si e vleresoni?
Gili: Besoj qe edhe videoklipi i kenges “Kur u ndame” eshte duke u pelqyer shume ne treg. Televizionet tona po e transmetojne shume, dhe deri me tani kam marre shume urime dhe kritika pozitive. Jam shume e lumtur qe ky duet me Enisin po me sjell shume sukses.
“Kosova Sot”: Ku e pergatitet kete videoklip?
Gili: Videoklipin e kam pergatitur ne Maqedoni, aty i kam pergatitur edhe videoklipet paraprake, si kenga “Prapeseprape” qe e kemi bashke me Sinan Vllasaliun, pastaj kenga “Keq e me keq”. Keto videoklipe jane pelqyer shume ne publik dhe per kohe te tera kane qendruar ne maje te top-listave. Pra, kjo me ka shtyre qe te vazhdoje
Une jam vetvetja
“Kosova Sot”: Kush ua pergatiti kengen “Kur u ndame”?
Gili: Teksti dhe muzika e kenges “Kur u ndame” eshte nga Ilir Berani, ndersa orkestrimin e ka bere Ardian Kastrati. Kenga eshte e realizuar ne studion e Enis Presheves, ekip ky qe realizoi edhe albumin tim te fundit.
“Kosova Sot”: Cfare risish do t’u sjellesh adhuruesve ne te ardhmen?
Gili: Ne muziken kosovare risia me e madhe eshte te mbetesh vetvetja. Une mendoj te vazhdoj te mbetem Gili.