Sinan Vllasaliu ka promovuar videoklipin e ri të këngës "Vajzë e klubeve të natës", ka njoftuar emisioni i KTV-së, "Express Live".
Muzika dhe teksti i këngës është realizuar nga Ilir Berani, ndërkohë orkestrimin e ka bërë Enis Presheva. Klipi është realizuar në regji të komikut të famshëm, Mensur Safqiu.Këngëtari i shumë hiteve, ka njoftuar se kënga fillimisht ishte punuar për këngëtarin Sinan Hoxha, porse atij ‘nuk i kishte fjetur kjo këngë’, prandaj është vendosur që Vllasaliu të jetë vokalisti i këngës, e cila ka temë sociale dhe flet për trafikimin e qenieve njerëzore.Sinan Vllasaliu - Vajzë e Klubeve të Natës
0 komentet:
Posto një koment