Shpërndaje

GILI

Një këngë e mirë për një festival të mirë



Kënga “Kur u ndamë” shënon bashkëpunim për herë të parë në mes Gilit dhe Enis Potokut. Kënga është paraqitur për pjesëmarrje në festivalin tashmë tradicional “Top fest” dhe do të jetë konkurrente në edicionin e gjashtë të tij. Gili ndjehet e kënaqur me këtë pjesëmarrje, sepse për herë të parë po merr pjesë në festivalin “Top fest” dhe thotë se, edhe nëse nuk arrin të marrë ndonjë çmim, nuk do të zhgënjehet për faktin se janë të shumta çmimet që i ka rrëmbyer nëpër festivale dhe përvoja e gjatë në karrierë e ka edukuar të mos brengoset. Shikojeni Videon. Gili & Enis Potoku - Kur u ndam

0 komentet:

Posto një koment