Shpërndaje
Gili dhe Enis Potoku Promovojne Klipin
Kur U Ndame


Kemi mesuar me heret se Gili dhe Enis Potoku kane realizuar nje kenge se bashku te titulluar "Kur U Ndame" (kliko per te shiquar videon), me te cilen kenge ata u paraqiten ne festivalin "Top Fest 6"promovimin e videoklipit te kesaj kenge. Kenga eshte e komponuar nga Ilir Berani i cili njeherit eshte edhe tekstshkrues i saj, me orkestrim te Ardian Kastratit, ndersa videoklipi eshte realizuar ne Shkup por nuk u precizua ne cilin produksion. Kenga eshte mjaft e degjuar dhe e pelqyer nga publiku dhe duket te jete, me ne fund, edhe nje hit i Gilit, pas suksesit me kengen "Prap se Prape" ne duet me Sinan Vllasaliun. Ne kenge dominon Enis Potoku dhe zeri i tij karakteristik, e qe kam pershtypjen se Gili vete kete edhe ka deshiruar pasi, si duket, ka synuar qe te popullarizoj Enisun edhe me shume. Nje afeksion i vecante i Gilit ndaj Enisut verehet edhe ne kete interviste. Ju le vete te bindeni ne kete duke ndjekur videon me poshte. Shiqim te kendshem!
Rovena Strfa se shpejti lansaon Videoklip te ri

ROVENA ATDHETARE
"Rrofte Shqipja dhe Vatanieshte kenga dhe videoklipi me i ri i kengetares, qe shpreh ndjenjat atdhetare te dashurise per vendin dhe mbi te gjitha per gjuhen shqipe, gjuhen me te lashte ne Evrope”

Jemi mesuar qe kengetaren tone te njohur, Rovena Stefa gjithnje ta degjojme me kenge qe kane te bejne tematika te ndryshme dashurie. Mirepo, tani se fundi ajo ka realizuar nje kenge atdhetare, qe titullohet
Rrofte Shqipja dhe Vatani, ajo ndjehet e kenaqur me kete kenge
Fatos Kryeziu - Gjithcka qe eshte e Mire Ka Fund

Kryeziu: Do te vazhdoj me muzike


Aktori dhe kengetari Fatos Kryeziu ka deklaruar se krahas aktrimit ai do te vazhdoje edhe ne te ardhmen te merret me muzike, sepse e do shume muziken.

Kryeziu u be i famshem me rolin e tij ne serialin komik “Kafeneja jone”, ndersa se fundi ka realizuar kengen “Gjithcka qe eshte e mire ka fund”, e cila eshte pelqyer shume nga fansat dhe eshte shnderruar ne nje hit.

“Do te vazhdoj edhe ne te ardhmen si kengetar se kete pune e dua ‘bajagi’. Ne cdo vend ku rri ka muzike, si ne kafene, shtepi, kur fle. E dua shume muziken dhe besoj qe ne te ardhmen do te bej nje duet me njeren prej kengetareve tona, ndodh qe e bej edhe nje klip me pastaj”, eshte shprehur Kryeziu per “Infopress”.
ZAJMINA VASJARI-NJE ME PAK E NJE ME SHUME
Sinan Vllasaliu me klip të ri

Sinan Vllasaliu ka promovuar videoklipin e ri të këngës "Vajzë e klubeve të natës", ka njoftuar emisioni i KTV-së, "Express Live".

Muzika dhe teksti i këngës është realizuar nga Ilir Berani, ndërkohë orkestrimin e ka bërë Enis Presheva. Klipi është realizuar në regji të komikut të famshëm, Mensur Safqiu.

Këngëtari i shumë hiteve, ka njoftuar se kënga fillimisht ishte punuar për këngëtarin Sinan Hoxha, porse atij ‘nuk i kishte fjetur kjo këngë’, prandaj është vendosur që Vllasaliu të jetë vokalisti i këngës, e cila ka temë sociale dhe flet për trafikimin e qenieve njerëzore.
Sinan Vllasaliu - Vajzë e Klubeve të Natës

Kejsi Tola-Më merr në ëndërr

Kejsi Tola: Dieta qe do mbaj per tu tjetersuar ne Eurosong

Kejsi Tola do të jetë këngëtarja konkurrente më e vogël këtë vit në Eurovizion. Sapo është kthyer nga Gjermania, ku ka regjistruar këngën e saj në versionin anglisht, që do ta këndojë më 12 maj në Festivalin Evropian në Rusi. Por e përfolur për qëndrimin statik në Festivalin e 47-të të Këngës në RTSH, patjetër i duhet të ndryshojë. Si do të arrijë të jetë më e zhdërvjellët, dhe natyrisht më elegante. 16 vjeçarja tregon se për të qenë në formë do bëjë gjithçka, që do t’i këshillojë koreografi i saj, Julian Bulku:

Sapo je kthyer nga Gjermania ku regjistrove këngën “Më merr në ëndërr” në versionin anglisht. Çfarë ka ndryshe ky variant i ri?
Varianti anglisht i këngës titullohet “Care me in your dreams”, është e riorkestruar dhe regjistruar në studion muzikore gjermane “Dorian Grei”. Kënga e ripunuar është më e fuqishme, ritmike, rinore, e fortë dhe besoj që do të ketë sukses. Teksti është përkthyer nga June Myftaraj Taylor.

Po në Gjermani janë realizuar dhe xhirimet për klipin, mund të na thuash detaje?
Po sapo kemi përfunduar xhirimet në Gjermani. Klipi është duke u montuar dhe do të fillojë të transmetohet në televizionet shqiptare shumë shpejt. Ajo që do të shihni aty është dëbora që kishte mbuluar Gjermaninë, një djalë bjond gjerman 20 vjeçar, dhe unë padyshim me të njëjtën gjatësi dhe ngjyrë flokësh.

Na thuaj më shumë rreth stafit që fshihet pas Kejsit, për këtë konkurrim në Eurovizion…
Stiliste do të jetë Anila Zajmi, do të jenë tre balerinë djem që do më shoqërojnë në skenë, dhe dy këngëtare të njohur, të cilët ende nuk janë përzgjedhur.

Thuhet që keni kërkuar Flaka Krelanin për të qenë njëra nga këngëtaret shoqëruese. Është e vërtetë?
Jo nuk do të jetë Flaka. Por patjetër që këngëtarët që do më shoqërojnë do të jenë më të mirat.

Julian Bulku, koreografi i Kalomires në Eurovizionin e vitit të kaluar do të jetë koreografi yt këtë vit. Çfarë mendon se do ndryshojë në perfomancën tënde?
Juliani, i cili jeton në Greqi ishte para pak ditësh këtu dhe biseduam paraprakisht për koreografinë. Ende s’kam filluar të bëj prova por duke parë këngën e këngëtares vitin e kaluar, më pëlqente këngëtarja greke, ishte në sinkroni me këngën dhe balerinët. Këtë besoj do ta arrij dhe unë.

Por ajo që kemi parë tek këngëtaret e tjera kanë qenë trupa të tonifikuar, zhdërvjellësi. Sa mendoni se do arrini të prezantoheni si e tillë?
Do bëj maksimumin për të qenë në formë. Tashmë jam 3-4 kg mbipeshë dhe do bëj gjithçka që të dobësohem. Shumë shpejt do filloj të kem një regjim të plotë me ushqimin, do mbaj dietë me ushqime të shëndetshme, të bëj palestër. Gjithçka do të jetë e llogaritur nga vetë Juliani.

Sa e përgatitur je për atë skenë?
Di që shpeshherë këngëtarët janë ndier shumë të emocionuar atje. Për momentin nuk ndiej frikë, por ndoshta sa të afrohet data e Festivalit mbase do ndiej ankth.

I ke dëgjuar këngët e tjera konkurente?
Po, deri tani kam dëgjuar këngët rumune, greke, turke, dhe atë të Qipros.

Por ti je më e vogla, me këngëtare tjetër po kaq të re konkuron?
Di që këngëtarja e Qipros është 17 vjeçe.

Çfarë mendon për këngëtarët, që kanë përfaqësuar Shqipërinë më parë në Eurovizion?
Mendoj se Shqipëria nuk ka pasur përfaqësime shumë të mira. Unë do përpiqem të jap më të mirën.

Ekzistojnë “hile”, që kompozitori Edmond Zhulali t’i ka mësuar për të pasur sukses?
Nuk mund t’i quaj “hile”, janë vetëm sekrete profesionale që duhet t’i mësojë çdo këngëtar.

Ke besim në një përfaqësim të mirë dhe çfarë pretendon?
Pretendoj të realizoj një performancë të mirë, që të mos i zhgënjej shqiptarët. Kam besim që do dal mirë, se gjithmonë kam besuar në veten time.

Je supersticioze?
Jo nuk jam supersticioze. E vetmja gjë është të mbaj përgjegjësi për këngën.





Nuk janë më” prezanton Elvanën

Këngëtarja Elvana Gjata ka lansuar këto ditë spotin e saj më të ri “Nuk janë më”, spot ky që është prodhuar nga produksioni “Entermedia” nga Kosova.

Një muaj më parë në këtë spot, menaxheri i Elvanës, Flori Mumajesi, kishte ndaluar fotografët e Express Online për të fotografuar gjatë xhirimeve të spotit.

Sido që të jetë, spoti i ri i Elvanës, “Nuk janë më” ka në përmbajtje një këngë që është e lehtë ndërkaq skenat e spotit janë të bërë në një makinë ndërkaq pjesë të tij janë edhe disa aktor kosovarë.

E veçanta tjetër e këtij spoti është edhe imazhi i Elvanës, i cili ka ndryshuar shumë nga ai i mëparshmi.

Spoti më i ri: Elvana Gjata-“Nuk janë më”
Ermali-Prit edhe pak-Verzioni 2

GILI

Një këngë e mirë për një festival të mirë



Kënga “Kur u ndamë” shënon bashkëpunim për herë të parë në mes Gilit dhe Enis Potokut. Kënga është paraqitur për pjesëmarrje në festivalin tashmë tradicional “Top fest” dhe do të jetë konkurrente në edicionin e gjashtë të tij. Gili ndjehet e kënaqur me këtë pjesëmarrje, sepse për herë të parë po merr pjesë në festivalin “Top fest” dhe thotë se, edhe nëse nuk arrin të marrë ndonjë çmim, nuk do të zhgënjehet për faktin se janë të shumta çmimet që i ka rrëmbyer nëpër festivale dhe përvoja e gjatë në karrierë e ka edukuar të mos brengoset. Shikojeni Videon. Gili & Enis Potoku - Kur u ndam
Prrallë me Tupan-117-MINATORI

Stupcat 2009-Miza e Obiliqit


Stupcat 2009-Maca e Tetes Gjyli



Xhamia-Rindertim