Shpërndaje
Edmond Zhulali: Ne Moske Do Shihni Nje Kejsi Tjeter!

http://www.zemershqiptare.com/mkportal/modules/hostfile/file/mk_60_Edmond%20Zhulali.JPG
Zhulali: Kejsi ne Moske, jo e ndrojtur!

Edmond Zhulali, autori i muzikes se kenges qe me 14 maj perfaqeson Shqiperine ne "Eurosong", thote: Evropen edhe kete here do ta beje per vete folku.

Kenga qe sivjet perfaqeson Shqiperine ne "Eurovizion Song Contest", eshte perfunduar dhe tashme nuk pritet vec 14 maji, dita kur Kejsi Tola do te kendoje ne Moske "



" (Me merr ne enderr), me tekst te Agim Docit dhe muzike te Edmond Zhulalit.

Kenga eshte realizuar ne Gjermani, regjistrimi i audios dhe videoklipi, ndersa per performancen e Kejsit ne skene eshte kujdesur koreografi Ledion Bulku. Jane ditet e fundit pergatitore perpara udhetimit drejt Moskes. Sot mberrijne nga Greqia tri balerinet qe do te kercejne me Kejsin, per te bere provat e fundit.

Kompozitori thote se publiku duhet te pergatitet te shohe nje Kejsi tjeter dhe jo ate vajzen e ndrojtur ne skene, sigurisht duke mos lene menjane cilesite vokale te 16-vjecares. I mesuar me emocionet e kesaj gare (Zhulali merr pjese per here te dyte ne Eurosong), ai tregon per kengen dhe si e sheh "Eurovizion Song Contest".

Z. Zhulali, eshte hera e dyte juaja ne "Eurosong". Mund te themi se jeni familjarizuar tashme dhe cfare perfaqeson per ju kjo ngjarje muzikore?
"Eurosong"-u eshte evenimenti me i rendesishem i kenges ne Evrope, per shume arsye: ballafaqohen shume kultura dhe motive te shteteve te ndryshme pjesemarrese dhe per seriozitetin dhe perzgjedhjen e elementeve qe marrin pjese ne festival. "Eurosong"-u sjell artiste shume cilesore, si dhe vjen nga nje tradite 54-vjecare qe i ka dhuruar publikut evropian kenge dhe kengetare te mrekullueshem. Mendoj se eshte eveniment i madh edhe sepse organizohet nga EBU-ja, (European Broadcasting Union). Festivali eshte persosur ne keto 15 vite. Eshte me progresiv ne aspektin qe eshte bere me bashkekohor.

Cfare doni te thoni me kete?
Ne radhe te pare, kompozitoret dhe orkestruesit kane mundesi me te madhe per te realizuar gjithcka ne studio, orkestracioni realizohet me play back. Ne kete menyre, ky festival ka mundesi me te madhe per te krijuar nje show te mrekullueshem. Pra, si te thuash, skena u boshatis nga orkestrantet dhe i la vend me shume preformances se kengetareve.

Kjo do te thote qe tani "Eurosong"-u eshte shnderruar ne nje festival performance?
Nuk mendoj se festivali i eshte perkushtuar me teper performances. Teknologjia muzikore dhe vizive ka bere nje progres te jashtezakonshem, e kane bere kete festival me bashkekohor dhe me modern. Por, megjithate, mendimi im eshte qe kenga perseri mbetet baza e ketij festivali, ato kane qene te bukura dhe profesionale.

Cilat jane vlerat muzikore qe mendoni se percjell ky konkurs i kenges evropiane?
Vlerat muzikore vijne nga cdo vend pjesemarres. Vitet e fundit ka pasur nje tendence qe te sillen elementet muzikore tradicionale te cdo vendi. Madje, kjo u tejkalua paksa, u be qellim ne vetvete. Kjo dukuri erdhi nga vendet e Lindjes, te cilet duan te lancohen shume shpejt. Kjo ndoshta ka qene nje nxitje qe t'u meshohet shume elementeve folklorike. Jo se keto elemente duhet te hiqen, por duhet te jene te nje niveli shume profesional. Per mendimin tim si kompozitor, veshtiresia me e madhe per nje krijues eshte te fuse elemente te vendit te tij, nje gje e tille duhet bere natyrshem dhe ne menyre organike e te mos shfaqet si muzike popullore.

Po ju, cfare elementi te ri sillni kesaj here?
Kam nje ndryshim ne kete kenge. "Imazhi yt", per sa i perket anes profesionale, ishte tipike e muzikes se lehte, (pop), ndersa ne kete kenge une jam perpjekur qe nepermjet ritmeve moderne, (dance) te fus disa elemente shqiptare. Dhe e kam bere pak me te dukshme per sa i perket pjeses harmonike dhe tonalitetit ne te cilin zhvillohet kenga. Gjithashtu, duke u lidhur me kete tonalitet, rastesisht ka dale edhe nje element popullor shqiptar i vecante, zumarja. Ky element nuk eshte bere me nje qellim te caktuar, por vjen i gershetuar me ritmet. Nuk eshte element popullor.

Mund te themi qe ky eshte nje "truk" per te bere per vete publikun?
Jo, kete here kam dashur te bej nje kenge me motive shqiptare. Ne fakt, edhe vitin e kaluar, me ato dy vajzat kosovare, une kisha nje motiv, te cilin e kisha futur po me tonalitetin popullor, por e kisha me instrumentin e kitares, pra ne nje forme tjeter. Keto dy vite e kam pasur si qellim te bej dicka qe te jete nderthurje mes shqiptares dhe modernes.

A mendoni se nje adoleshenteje si Kejsi, i shkon nje tekst qe flet per nje dashuri te tille?
Artisti, kur del ne skene nuk eshte vetvetja, por eshte personazh artistik i krijuar nga kompozitori dhe poeti. Sa artiste luajne rolin e kriminelit, nuk do te thote se jane kriminele ne te vertete. Ne kete rast, Kejsi shfaqet si nje artiste qe do te interpretoje tekstin dhe kengen e kompozitorit. Figura dhe mosha e saj eshte brenda kufijve te festivalit evropian, mbi 16 vjec. Ata kane menduar se mbi kete moshe kengetari mund te kendoje cfaredolloj kenge, patriotike, dashurie, balada, etj.

Ju keni nje histori te gjate bashkepunimi me Agim Docin. Cfare mendoni se kane te vecante tekstet e tij?
Une nuk i quaj tekste, por poezi. Me ka frymezuar shume, kane qene tekste te ndjera, te bere ne menyre profesionale, qe mua me kane krijuar lehtesi per te krijuar muziken. Mes dy krijuesve, fjalet e kolegut dhe klima ne te cilen punohet, eshte shume e rendesishme. Duhet te kete nje klime bashkepunimi, qe nese mua apo poetit nuk na pelqen dicka, duhet ta themi dhe ta pranojme.

Si do t'i cilesonit vlerat vokale te Kejsi Toles?
Gjithmone e kam thene qe kam besim absolut te Kejsi, jo vetem te vokali, se aty provat i ka dhene, por edhe ne interpretim dhe ne performancen qe po pergatitet. E vleresoj si ze me te ardhme shume te mire. Kejsi ka nje ngjyre te mrekullueshme vokale, gje qe po shikohet edhe tani ne te gjithe komentet qe po behen ne internet, ku e vleresojne si nje vajze te vogel, por me ze shume te mire dhe te forte. Them se do te pritet mire ne festivalin evropian. Do te jete surprize vokale.

Mund te na zbuloni se si do te jete paraqitja ne skenen e "Eurosong"?
Ajo eshte surprize. Kjo eshte hera e pare qe Shqiperia paraqitet denjesisht ne performance. Zera shoqerues jane Dorina Toci dhe Orgesa Zaimi. Ndersa ne skene do te jene edhe tre balerine te huaj, dy prej te cileve jane te njohur ne Greqi si balerine te break dance. Publiku duhet te pergatitet te shohe nje Kejsi tjeter dhe jo ate vajzen e ndrojtur ne skene. Koreografi Julian Bulku ka bere nje pune shume te madhe qe e ka tjetersuar ate.

Te kthehemi pak mbrapa ne kohe. Si ka nisur rruga juaj e kompozimit?
Kam studiuar ne shkollen e mesme te muzikes ne Shkoder, per trombe. Ne konservator, kam konkurruar per trombe dhe kompozicion. I fitova te dyja deget dhe per nje vit i ndoqa te dyja. Pastaj, per shkak te biografise me thane se duhet te ndiqja vetem nje dege. Megjithate, perseri e vazhdova, kam studiuar me Gjon Simonin. Pasi mbarova shkollen, punova per rreth tete vite ne Peshkopi si shef i muzikes se estrades, pastaj jam transferuar ne Tirane.

Po tani cila eshte marredhenia juaj me tromben?
Pothuajse ka vite qe une s'kam luajtur. Megjithese kam qene edhe solist. Tani jam kompjuterizuar plotesisht. Punoj gjithe diten ne kompjuter per te realizuar orkestracionet e mia. Kompozimi per mua eshte edhe profesion, edhe pasion. Kam shkruar ne te gjitha gjinite, por njekohesisht kam luajtur edhe ne disa instrumente, si piano dhe fizarmonike, sepse qe te jesh orkestrues, natyrisht duhet t'i njohesh te gjitha instrumentet.

Eurosong: "Shqiperia: E re por e forte"

Ne sajtin elektronik te konkursit evropian te kenges "Eurosong", eshte publikuar fotoja zyrtare e kengetares qe perfaqeson Shqiperine, Kejsi Tola. Nje fotoportret, ku 16-vjecarja eshte me sy mbyllur dhe ku tregon disa vite me shume se sa mosha qe ka. Kjo fotografi shoqerohet me nje tekst, ne te cilin jepen te dhenat per autoret dhe kengen.

Ne kete sajt, "Me merr ne enderr", cilesohet si nje kenge me ndikime te forta te muzikes folklorike. Por, pervec kesaj, "Eurosong"-u shpreh habine per menyren se si Shqiperia e zgjedh perfaqesuesen e saj nepermjet nje festivali kombetar te kenges ne televizion.

Titulli i tekstit eshte: "Shqiperia: E re por e forte", qe vijon me nje koment per moshen e re te Kejsi Toles dhe nje nenvijezim te vogel per faktin qe ajo nuk eshte nje kengetare profesioniste.

0 komentet:

Posto një koment